Reperi 20-vjeçar e kishte parandjerë vdekjen, mesazhi që u tha fansave para ikjes

Ditën e djeshme është lënë i vrarë në Broward County, Florida, reperi amerikan XXXTentaction. Reperi 20-vjeçar emri i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan paradite, kur dy burra të maskuar mbi një SUV me ngjyrë të errët e qëlluan për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa ai po hynte në makinën e tij.

Autoritetet e Brodway janë në kërkim të dy burrave që shtinë mbi 20-vjeçarin.
XXXTentacion, një vendas në Florida, mori famë të gjerë pas këngës së tij “Look at Me”, e cila u bë tejet virale në rrjetet sociale.

Albumi i tij i fundit “?” zuri vendin e parë në Billboard, ndërsa albumi “Sad” është pozicionuar në vendin e 7 në Billboard Hott 100 për plot 15 javë rresht.
Këto kohë reperi ishte në pritje të një gjykimi rreth një konflikti në familje, ku e kishte denoncuar e dashura e tij shtatzënë.

E çuditshme është që para se 20-vjeçari të qëllohej për vdekje, ai ishte futur në live-video në Instagram, ku u thoshte fansave të tij që ta kujtonin nëse një ditë do vdiste.
Pak momente para se të vdiste ai tha:

Nëse gjëja më e keqe vjen, që është vdekja ime, të cilën e ndjej se do jetë në mënyrë tragjike… Gjëja e vetme që dua është që brezat e ardhshëm ta marrin mesazhin tim dhe ta kthejnë atë në diçka pozitive dhe të kenë një jetë më të mirë. Unë vetëm dua të them që e vlerësoj dhe iu dua të gjithëve dhe unë besoj tek ju.” Mesazhe për ndarjen nga jeta të XXXTentacion kanë përcjellë edhe yjet e muzikës botërore.

 
 
r_1529476879-8048481rr_1529476882-8497788rrr_1529476885-5019274 (2)

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohet origjina e skizofrenisë

  Gjendet në tru djepi i skizofrenisë, ose bashkësia e zonave të...
Read More