Reuters zbardh prapaskenat e vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë në Luksemburg

Qeveritë e Bashkimit Evropian vonuan të martën me të paktën një vit vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë pasi Franca dhe Holanda u përballën me Gjermaninë duke kërkuar më shumë reforma.

Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” shkruan se rezultati i papritur, pavarësisht mbështetjes së gjerë të BE, tregoi vendosmërinë e presidentit francez Emmanuel Macron që të shtyjë vendimin deri pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, për shkak të frikës së nxitjes së ndjenjave kundër emigrantëve,  thanë diplomatët.

Gjermania dhe shefi ekzekutiv i BE Jean-Claude Juncker kërkuan me forcë përafrimin e Ballkanit Perëndimor si kundërpërgjigje ndaj ndikimit të Rusisë, duke ofruar gjashtë vendet në rrugën e anëtarësimit në BE.

Sipas një dokumenti të miratuar nga 28 ministrat e Jashtëm të Bllokut, qeveritë vendosën rruga e hapjes së negociatave të pranimit të jetë në qershor 2019, në atë që diplomatët thanë se ishte një takim i gjatë dhe i tensionuar në Luksemburg.

“Ishte një lindje shumë e vështirë,” tha ministri i Gjermanisë për BE, Michael Roth për vendimin e kompromisit.

Gjermania, Austria, Suedia, Sllovakia dhe shumë vende të tjera të BE kishin shpresuar për një marrëveshje të martën që do të jepte miratimin e qartë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Udhëheqësit e BE do të nënshkruanin më pas në një samit të enjten në Bruksel.

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të bashkohen me BE.

Macron, mbështetur nga Hollanda, ka thënë se blloku duhet së pari të reformohet përpara se të pranojë anëtarët e rinj, edhe pse diplomatët e BE thonë se Parisi është kryesisht i shqetësuar për ndjenjat anti-emigrant në shtëpi.

Parlamenti holandez ka miratuar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë pas marrëveshjes me Greqinë për të ndryshuar emrin zyrtar të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore. Por qeveria holandeze nuk ishte e gatshme të shkonte përpara Francës, thanë diplomatët.

Në deklaratën e tyre, ministrat e BE thanë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia duhej të bënin më shumë për reformat gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Format e abuzimit me fëmijët, si hetohet

Në mënyrë që të ndalohet abuzimi dhe të parandalohen pasojat e tij...
Read More