Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit? Reagon Zaganjori

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohej se ishte rrëmbyer në Prishtinë.

Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës thotë se është rrëmbyer një person, në makinën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtin raport, siguruar nga Insajderi, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një makinë, e cila besohet që i takon personit të rrëmbyer. Brenda kësaj makine, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së rrëmbyer. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Zaganjori ka thënë se RTSH-ja nuk posedon informacion që një gazetare e tyre është rrëmbyer dje në kryeqytetin e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është kidnapuar të hënën në Prishtinë”,ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.

Policia e Kosovës ka reaguar më pas zyrtarisht.

E kontaktuar nga Syri.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se raportimet nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se makina e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër, e cila dyshohet se është rrëmbyer.

“S’ka të bëjë me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, kanë ardhur e kanë marrë, por ajo lidhet vetëm pse ka qenë një makinë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj, mirëpo nuk ka të bëjë fare me gazetaren në fjalë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Del videoklipi i ri i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me LGBT

“Girls” thyen kufijtë. “Dua vetëm të puth vajza” shkruhet nën rreshtat e...
Read More