Rrëzohet ura në Florida dhe zë poshtë makinat, dyshohet për viktima

 

Një urë në ndërtim e sipër në një kampus të një kolegji në Florida është rrëzuar ditën e sotme duke zënë disa njerëz e makina nën të. Ura e këmbësorëve, do të lidhte kampusin e universitetit të Floridas me një periferi në Majemi, u rrëzua gjatë orës 2 të drekës, me kohën lokale.

Një numër ende i paidentifikuar njerëzish janë bllokuar nën urë, sipas raporteve të mediave vendase.

Një gazetar amerikan shkruan në rrjete sociale se, rënia e urës ka shkaktuar viktima.

Nuk dihen ende arsyet pse u rrëzua ura. Madje për ndërtimin e saj ishte përdorur një metodë e avancuar.

Ishte projekti për një rrugë të sigurtë për studentët që udhëtonin nga kampusi në qytetin e vogël Sweetwater.

Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes së mbikalimit, por në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë filluar punimet për heqjen e rrënojave në kërkim të të mbijetuarve.

Nga shembja e mbikalimit raportohet se janë edhe disa dhjetëra makina të dëmtuara.

Mësohet se mbikalimi i shembur ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë, të shtunën e kaluar. 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Intesa Sanpaolo Bank 10 vjet në Shqipëri

Intesa Sanpaolo festoi 10 vjetorin e saj në Shqipëri, përuroi ambientet e...
Read More