Sadija rrëfen emocionet e dasmës me Dritëro Agollin: Fustani ishte i rëndë, benevrekët më rrinin të mëdha

Sadija, bashkëshortja e Dritëro Agollit, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të rralla dhe ka përshkruar emocionet nga dita e parë e dasmës me Dritëro Agollin.

“E shtunë , vesha fustanin e bardhë ; Kisha zgjedhje edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë . Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha. Ai ishte një kostum popullor i trashëguar , që kalonte nga një nuse te tjetra.

Më përgatitën dy gra , duke më lyer fytyrën me sarikan . Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë , lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës . Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme .

Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë , vilë e bukur dykatëshe , me shumë lule , me dy selvi të larta , me një portë të madhe e të rëndë druri .

Ishin ftuar tërë të afërmit ; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë , 5 djem e5 vajza, që mbarova shkollën e lartë.

Dritëroi erdhi në dasëm me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli , Njazimi . Dritëroi ishte shumë i gëzuar , pak i trullosur e i ndrojtur , ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi , pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.

Pjesë nga ditari i Sadijes, 4 korrik 1965 .

36717297_2250704991621528_4578350281867132928_n36735797_2250704994954861_702045553088790528_n36739892_2250704998288194_6562848957595123712_n
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Stafi i ProCredit Bank në aksion për pastrimin e plazhit nga mbeturinat

Mbrojtja e mjedisit dhe kontribuimi aktivisht në zhvillimin ekonomik, me përgjegjshmëri sociale...
Read More