Schizma religjioze Kostandinopojë-Moskë, pasojë e përplasjes Rusi-NATO

Nga Pirro Prifti

Përçartjet nuk kanë të sosur, dhe me sa duket po ndodh si në rregullin e rrëzimit të Dominove; gradualisht me prishjen e komunizmit dhe me fitoren e demokracisë perëndimore në Europën qendrore dhe lindore, madje dhe në Rusinë ish-komuniste, krahas ngritjes së ekstremizmit islamik si pasojë e boshllëkut shpirtëror dhe zhgënjimit nga idetë utopikë të komunizmit, i cili në realitet ishte e kundërta e `lugës së florinjtë me të cilën do të hanin njerëzit`, krahas rënies së ekstremizmit islamik por përhapjes për herë të tretë të Islamit në Perëndim, BE, SHBA, Kanada, Australi, e cila po shoqërohet me degjenerimin kishtar katolik ku mijëra priftërinj katolikë pedofilë vite me radhë me sa duket pa e ditur nxitën përhapjen e LGBT-ve, e cila predikohet nga demokracia perëndimore si `të drejta dhe liri të njeriut` kur në fakt ato janë perversitete seksuale madje nga më të ndyrat, krahas përpjekjeve në emër të demokracisë perëndimore u nxit shkatërrimi i disa shteteve afro-aziatike si Libia, Tunizia, Siria, Egjipti, Iraku, Afganistani, Jemini, tani po shohim edhe ndarjen e Ortodoksisë e cila në dukje ishte e pathyeshme.

Kjo po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë, dy vendeve të një gjuhe e të një Religjioni, në emër përsëri të demokracisë perëndimore të LGBT-ve, dhe të degjenerimit moral. Ka disa kohë që nga takimi më 19 qershor 2016 të të gjithë Primatëve të Kishave Ortodokse të botës të mbajtur në Katedralen e Shën Mina-it Heraklion, Kretë, https://www.holycouncil.org, e deri para tre ditësh kur Kisha Ortodokse Ruse e drejtuar nga Patriarku Kirill lajmëroi se i ndërpreu marrëdhëniet me Kishën e Kostandinopojës, që edhe bota Ortodokse pëson schizmën e saj sigurisht për arsye të presionit politik të shkaktuar nga përplasja Rusi-Ukrainë që pas vitit 2014 pas Aneksimit të Krimesë nga Federata Ruse. Kjo schizmë apo përçarje e madhe Midis Romës së Tretë (në fakt kështu quhet Moska pas Kryeqendrës katolike në Vatikan dhe Qendrës Ortodokse në Stamboll, por që nga ana Religjioze mban emrin e Kostandinopojës) dhe Kostandinopojës apo Stambollit të sotëm, në fakt i ngjan një luftë midis Goliathit Ortodoks për qindra milionë besimtarë ortodoksë të Rusisë me në krye Patriarkun Kirill, dhe të kishave lindore sllave dhe aziatike të Kinës, Japonisë, në SHBA etj., apo me Qendrën e vjetër `fantazmë` të Kishës qendrore të Kostandinopojës me në krye Bartholomeun i cili nuk ka më shumë se 2000 besimtarë në Stambollin prej 12 milionë banorësh, por që ka influencë në disa kisha ortodokse në Europën qendrore dhe lindore ashtu dhe në Shqipëri.

Ndërprerja e marrëdhënieve po ta shohësh nga ana politike dhe gjeostrategjike e fuqive të mëdha europiane dhe Rusisë, është pasojë në fakt e përplasjes së egër në Ukrainë në të cilën grushti i shtetit që largoi Presidentin e zgjedhur Janukoviç, pro rus, i cili u largua me dhunë nga pushteti në shkurt të vitit 2014 nga një kryengritje e armatosur në Kiev ku u vranë rreth 1.000 vetë.

Interesat e BE dhe SHBA për të përfshirë Ukrainën në BE dhe NATO, nuk kanë pushuar që nga shpërbërja e BRSS, në të cilën Republikat ish-sovjetike fituan pavarësinë në një moment lëshimi spektakolar të Gorbaçovit ndaj Perëndimit, i cili përmendi në një takim me kancelarin Kohl se…` kjo lojë shahu ishte e humbur për Rusinë, kështu që duhet filluar një lojë tjetër…`.

Ukraina e fitoi independencën në 5 dhjetor të 1991 duke u drejtuar në atë kohë nga anti Rusi Kravçuk, dhe që atëherë në Ukrainë pati dy rryma të fuqishme; njëra pro europiano-perëndimore dhe një pro ruse. Krahas hezitimit të BE dhe SHBA për të përfshirë zyrtarisht Ukrainën si anëtare të BE dhe të NATO-s, për shkak të marrëveshjeve të bëra nga Gorbachov dhe Reagan në Rekjavik, marrëveshje të cilat ishin midis `xhentëlmenësh`, ku BRSS nëpërmjet Gorbaçovit pranonte dështimin e Komunizmit dhe shpërbërjen e BRSS duke lënë të lira pa luftë të gjitha vendet komuniste të bllokut lindor dhe qendror së bashku me shpërbërjen e BRSS dhe të Traktatit të Varshavës, duke lejuar unifikimin e dy gjermanive, me kusht që SHBA dhe Tregu Europian të mos ndërhynin politikisht në këto vende dhe as të futeshin në NATO. E vërteta qëndron se Rusia e mbajti fjalën, kurse Presidentet e mëvonshëm të SHBA, dhe BE që u formua më vonë nuk e mbajtën fjalën, dhe filluan përsëri ndërhyrjet në jetët politike të vendeve të ish-Bllokut sovjetik. Me kalimin e viteve, SHBA dhe BE, mbajtën nën presion dhe ndikuan që Rusia të qëndronte e dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe – nën emrin e Demokracisë, të drejtave të njeriut, duke ushtruar presion mbi Ukrainën, e cila në fakt mbetet një nga vendet më të fuqishme të bllokut ish-sovjetik qoftë me popullsi e qoftë me mbushjet bërthamore që pati nën zotërim menjëherë pas shpërbërjes. Përplasja arriti kulmin në dhjetor 2014 kur Janukoviçi u largua si President pas grushtit të shtetit. Zgjedhjet e mëvonshme vendosën President Poroshenkon, një antirus i tërbuar. Ukraina duke patur në përbërjen e saj rreth gjysmën si rusisht folës por vetëm 30% me origjinë ruse, Kievi duke qenë vatra e Ortodoksisë së Rusisë dhe Ukrainës, duke patur në pjesën perëndimore popullata katolike shumica dërrmuese e të cilave janë polakë në varësi të Vatikanët, Ukraina u bë vatra edhe e një lufte të re; asaj fetare. Kisha Ortodokse Ukrainase në varësi të Rusisë, kërkoi ndarjen te Patriarku i Kostandinopojës Bartholomeu, me qëllim që të bëhej një Kishë Ortodokse e pavarur (Autoqefale) nga Moska, por duke shprehur gatishmërinë të bëhet edhe Kishë Unite, – pra e varur nga Vatikani. Ka plot Kisha të tilla Unite në Europë dhe në botë, përfshi dhe kishën arbëreshe e cila është e ritit lindor por e varur nga Vatikani. Përfaqësuesi i kësaj Kishe Ortodoske Ukrainase me emrin Filaret, nuk e njohu varësinë nga Moska dhe kritikoi Presidentin Putin në 2014 duke e quajtur atë `të poseduar nga Satanai`. Duke e kuptuar se krahas rivalitetit ushtarako-ekonomik dhe politik midis Perëndimit dhe Rusisë, në mënyrë paralele rivaliteti midis Vatikanit dhe Romës së Tretë (Moskës), ka shpërthyer po aq ashpërsisht duke tentuar përçarjen në mënyrë identike sipas parullës romake `divider et impera`. Kremlini e ka ndjekur me kujdes përplasjen midis Kishave ortodokse Ruse dhe Ukrainase dhe zyrtarisht ka komunikuar se megjithëse Shteti është laik dhe nuk në përzihet çështjet kishtare, ai (Kremlini) është kundër çdo ndarjeje të Ortodoksisë. `Natyrisht për Moskën dhe krejt botën Ortodokse botërore, i vetmi skenar i preferuar është ruajtja e Unitetit të Botës Ortodokse`, deklaroi një përfaqësues i Kremlinit para disa ditësh. Historikisht dihet që Kisha Ruse Ortodokse u themelua nga Apostulli Andrea i cili erdhi nga Skithia dhe kolonitë greke të brigjeve veriore të Detit të zi, dhe Peshkopi i Parë u dërgua nga Kostandinopoja në Novgorod rreth vitit 866-867, por Princi i parë ortodoks rus ishte Princesha Olga e cila ishte zotëruese Kievan Rus në vitin 945-957në të cilin u vendos Mitropolia e parë ruse. Kjo Kishë u njoh si e pavarur (Autoqefale Ortodokse) de facto nga Kostandinopoja, vetëm në vitin 1448 dhe formalisht me Tomos në vitin 1589. Pas shumë përplasjesh, sidomos pas pushtimit mongol ku kisha u zhvendos në Sarai- kryeqytet i `Golden Horse` mongol, pas përplasjeve dhe luftërave me Kishën Katolike, Kisha Ortodokse ruse filloi ekspansionin e saj në kohën e Katerinës së madhe. Në 1914 Kisha ruse kishte 55173 kisha dhe 550 manastire. Pas revolucionit të Tetorit e deri në 1989 mbeten pa u shkatërruar vetëm 6893 kisha dhe 18 manastire. Kisha Ortodokse Ruse po e rimerr fuqinë e saj duke u shtrirë edhe në Kinë Japoni, SHBA, madje edhe sipas një marrëveshjeje të vitit 2007 duke bashkëpunuar me Kishat ortodokse ruse jashtë Rusisë. Është për t’u marrë në konsideratë toleranca religjioze dhe bashkëjetesa fetare midis myslimanëve dhe ortodoksëve si në Shqipëri ashtu dhe në Rusi, madje në të gjitha vendet e Europës lindore dhe Qendrore, në të cilën këto dy komunitete të fuqishme fetare kanë bashkëjetuar gjatë së bashku por që kanë vuajtur njëlloj në komunizëm. Mesa duket, popujt dhe komunitetet e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në mjerim pra, jo çdo gjë e keqe – është e keqe; ka dhe ajo pasoja pozitive si në rastin e bashkëjetesës fetare, gjë që vërteton thënien e famshme `ishim mirë kur ishim keq`. Përçarjet religjioze si kjo që ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës nuk i sjellin asgjë të mirë popujve të këtyre dy vendeve përveç se fatkeqësi dhe luftëra. Le të shpresojmë në të kundërtën- të shpresojmë për Paqen.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

PROTAGONIST/ Luigi Soreca, në kohën e duhur, në vendin e duhur

Në maj të këtij viti u bë e ditur se në vend...
Read More