Scott Wilson, aktori i njohur amerikan ndërroi jetë…

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, aktori i njohur amerikan Scott Wilson. Wilson, i cili ka interpretuar rolin e Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga nga përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini për “TMZ”.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar të raportojmë se Scott Wilson, aktori i pabesueshëm që luajti si Hershel në seri, ka vdekur.

Lutjet dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Pusho në parajsë Scott. Të duam shumë”- ka thënë Mancini.

Aktori amerikan e ka nisur karrierën me filmin e vitit 1967 “In The Heat Of The Night”. Ai ka marrë pjesë në rreth 50 filma, ku spikasin “The Last Samurai”, “Pearl Harbor” dhe “Dead Man Walking”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

1 qershori, 30 OJQ peticion: Më shumë të drejta për fëmijët

Presidenti Ilir Meta në ditën ndërkombëtare të fëmijëve takoi 30 përfaqësues të...
Read More