Seanca ndaj Fadil Kasemit, dëshmojnë fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildez Hafizi

Dy fëmijët e gjyqtares Firdes Hafizi, e cila u ekzekutua nga ish-burri i saj, kanë dëshmuar sot në gjyqin e babait të tyre.

Mësohet se fëmijët po japin dëshminë e tyre pa praninë e babait, Fadil Kasemi, ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se më 27 shtator, kur ishte caktuar edhe seanca gjyqësore, dy fëmijët e mitur të gjyqtares nuk pranuan të përballen me babain e tyre tek Krimet e Renda.

Ndonëse duhet të dëshmonin në proces, ata nuk u paraqitën, pasi ishin në orarin e mesimit.

Sipas avokatit të familjarëve të viktimës, dy fëmijët e mitur do shkonin në gjyq vetëm nëse dëshmonin në një ambient tjetër në gjykate dhe jo përballë babait të tyre.

NGJARJA

Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku 54-vjeçari ishte edhe i armatosur.

Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Fadil Kasemi akuzohet për kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtje pa leje” dhe “rrembim personi”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 16 maj

  Dashi Mos u fiksoni marrëzisht në mungesën e perfeksionit të një...
Read More