Sherr mes këngëtareve të njohura: Pse është kaq e dhunshme muzika hip-hop?

Tayna apo Rina? Besoj e keni dëgjuar këtë ‘përplasje’ në distancë mes këngëtareve shqiptare të muzikës hip-hop.

Por nëse mes tyre nuk kemi parë akoma një sherr fizik, diçka e tillë ka ndodhur në SHBA mes dy prej këngëtareve më të njohura të muzikës rap.

Raportohet se rivalet Nicki Minaj dhe Cardi B kanë pasur një përplasje të dhunshme gjatë një feste të organizuar të premten nga “Harper’s Bazaar”.

Këngëtarja Cardi B ka dalë nga ambienti i festës me një gungë të madhe në kokë.

Dëshmitarët thanë se ishte Cardi B që iu afrua në mënyrë agresive këngëtares Nicki Minaj.

Ende nuk ka shumë detaje se si ka ndodhur përplasja e dhunshme.

Rojet e sigurisë arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, kurse Cardi B doli nga godina këmbëzbathur.

Të dy këngëtaret cilësohen si zërat më të mirë të muzikës rap.

cardi1cardi2cardi3cardi4cardi5cardi6

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rreziku nga tërmetet nuk ka kaluar ende, ja cfarë thotë sizmiologu…

Rreth orës 11.00 të ditës së sotme i gjithë vendi u lëkund...
Read More