Sheshi “Skënderbej” merr çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 në Barcelonë

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.

Çmimin Evropian për hapësirë publik urban është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë. Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane.

Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)
Për këtë sesion u dorëzuar 279 punime nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5) , Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).

Kryeministri Edi Rama ndjehet krenar për vlerësimin e sheshit ‘Skënderbej’ në Barcelonë.

Edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj duket i gëzuar. Të dy postuan të njëjtën video, por Rama flet për 10 vite betejë, kurse Veliaj për 3 vite punë.

“Ja vlen ta ndiqni se si e përshkruajnë Sheshin Skënderbej, anëtarët e jurisë ndërkombëtare të Çmimit Europian të Barcelonës për Hapësirën më të bukur Publike të ndërtuar në Europë për vitin 2018🙏 Eshtë një moment i bukur krenarie për një betejë të zhvilluar 10 vjet me radhë, e të fituar për Tiranën e Shqipërinë që duam, me një vepër e cila tanimë është afirmuar botërisht si një kontribut europian në zhvillimin urban😊🇦🇱👍🇪🇺”, shkruan Rama.

“3 vjet më parë, morëm mandatin nga qytetarët e Tiranës, për të kthyer kryeqytetin tonë në një vënd të pastër, plot gjelbërim dhe miqësor. 🗳 Jemi të gjithë të lumtur që Tirana u vlerësua në Barcelonë me çmimin më prestigjioz për hapësirën publike në Evropë.🥇 Nuk besoj se ka bekim dhe shpërblim më të madh të një pune kolosale 🇦🇱🌳🎠” thekson Veliaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Presidentja kroate në turin e saj nëpër Shqipëri..

Pas marrjes së titullit  si qytetare nderi nga Këshilli Bashkiak i Beratit,...
Read More