Shokohet ekipi zviceran: Valon Behrami kërcënohet me vdekje

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme.

Për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami, shkruan Panorama.

Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, profili në Instagram i Behramit është mbushur me komente nga tifozët brazilianë, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit.

Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.

Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”: Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë

“Anatomia e një momenti: protesta e opozitës ndërpret punimet dhe mbush sallën...
Read More