Shpëtim Nazarko gjen gabimin tek Njutoni, njihuni me ‘ligjin’ e ri për energjinë

Analisti Shpëtim Nazarko ka publikuar së fundmi një punim shkencor në fushën e fizikës.

Lajmin e bën të ditur vetë analisti në portalin Konica.al, i drejtuar nga dy vëllezërit Nazarko.

Ky është një punim i ri me fokus në ligjin e ruajtjes së energjisë.

Në ndihmë Nazarko ka marrë edhe një profesor rus, Prof. Dr. Igor Bulyzhenkov, i cili në një intervistë për Mentor Nazarkon, thotë se Shpëtim Nazarko me punimin e tij shkencor ka arritur të gjejë gabimin tek fizikanti Isak Njuton.

“Kjo është ndryshe nga Njutoni dhe ne duhet të gjejmë se ku ka gabuar Njutoni. Në 1962 Thomas Kuhn, një filozof, thotë se ne mund ta pranojmë teorinë e Ajnshtajnit, kur të gjejmë se ku e ka gabimin Njutoni. Ku e ka gabimin Njutoni? Këta dy kërkues e kuptuan se ku ishte gabim Njutoni.

Relativiteti i Ajnshtajnit mund të jetë më afër fizikës (lëvizjes) kuantike sesa asaj klasike. Por ne bëjmë një gabim kur shpjegojmë fizikën e Ajnshtajnit duke marrë referenca tek fizika Njutoniane. Fizika e Ajnshtajnit duhet të zhvillohet në mënyrën e vet sepse nuk ka antologji koherente në fizikë, sepse shpesh duhet ndryshuar paradigma dhe fizika e Ajnshtajnit është shumë e ndryshme nga ajo e Njutonit”.

Në artikull ngrihet edhe shqetësimi, se dhe fizikanti de Brojli nuk arriti që idetë e tij për mekanikën kuantike t’i fuste në tekstet shkollore.

Ideja e dy kërkuesve shqiptarë është më afër idesë së Bartinit të cilën nuk e kemi kuptuar siç duhet në kohë, dhe është shumë afër ideve të de Brojlit ose punës së tij të fundit rreth 1962 dhe 1971 kur ai publikoi idetë e tij rreth mekanikës kuantike.

Edhe de Brojli vetë nuk ja ka dalë t’i promovojë idetë e tij në tekstet standarde universitare. Deri në vitin 1962 librat e tij ishin në rafte dhe asnjë nuk i lexonte megjithëse ai ishte fitues i çmimit Nobel. Ka një arsye për këtë. Komuniteti është shumë rezistent ndaj ideve të reja.”-thuhet në shkrim.

Nuk është e qartë nëse edhe Nazarko ka një synim të tillë, por mbetet për t’u parë si do të jetë jehona e punimit të tij shkencor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parakushtet për të krijuar një rreth filozofik

Nga Klementin Mile “Gjëja më provokuese për mendimin, në kohën tonë mendim...
Read More