Si ndikon shoqëria në përmirësimin e notave të nxënësve

Shokë të ngushtë përgjithmonë? Ndoshta jo, por nxënësit që mbajnë shoqërinë e ngushtë edhe gjatë shkollës së mesme, rezultojnë se kanë rezultate më të mira.

Në një studim të 593 nxënësve u gjet një “paqëndrueshmëri e konsiderueshme” në miqësitë e tyre kur ndërronin shkollë. Vetëm 27% e atyre që ndërronin shkollë mbanin të njëjtët shokë të ngushtë. Këta të fundit kanë arritur rezultate më të mira dhe kanë shfaqur më pak probleme në sjelljeje, raporton BBC.

Në studimin e Universitetit të Surrey-t, i publikuar në ‘Journal of Educational Psychology’, thuhet se: “Gjatë kalimit nga arsimi bazë në të mesëm, nxënësit ka më shumë gjasa që të humbasin shoqërinë e ngushtë më shumë si pasojë e ndërrimit të shkollës se sa problemeve ose konflikteve personale”.

“Disa argumentojnë se kjo periudhë tranzicioni mund të jetë një mundësi e mirë për të shkëputur lidhjet me rrethet shoqërore që mund të keni ndikime negative në zhvillimin e sjelljeve të fëmijëve”.

“Por pak vëmendje i është dhënë studimit të impaktit të mbajtjes së shoqërisë së ngushtë”.

Një nga autorët kryesorë Terry Knight, thotë: “Ne arritëm në rezultatin se, fëmijët që i ruajnë lidhjet e ngushta shoqërore në shkollë të mesme, kanë performancë më të lartë në shkollë”.

“Shokët e ngushtë ndryshojnë për arsye nga më të ndryshmet, por periudha e tranzicionit nga arsimi bazë në të mesëm është një nga faktorët kryesorë që ndikon në prishjen e këtyre marrëdhënieve”.

Sipas studimit, shumica e atyre që kanë ruajtur shoqërinë e ngushtë kanë shkuar më pas në të njejtit gjimnaz për të vazhduar së bashku shkollën.

Dr. Knight shtoi se ndërmjet shkollave të mesme kishte ndryshime në varësi të mbështetjes që këto shkolla i jepnin nxënësve për ruajtjen e shoqërisë së ngushtë.

Disa shkolla i kanë kërkuar nxënësve dhe prindërve të shprehen se me kë shokë duan të vazhdojnë të mbeten në klasë – ndërsa disa shkolla të tjera nuk e marrin parasysh këtë fakt.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Xhensila fotografohet për herë të parë me Ajkën!

  Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë në korrik...
Read More