Si ndodhi atentati mafioz, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Vlorë

 

Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë.

Sipas informacioneve të para Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja “Pavarësia”.

Viktima ishte me Ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.

Sipas dëshmitarëve në zonë, viktima ka dalë nga automjeti dhe më pas është qëlluar me breshëri. Burime nga policia bëjnë me dije për ‘’Fax news” se viktimës i është gjetur një armë zjarri tip shot-gun. Ndërsa autorët, pasi kanë qëlluar janë larguar me një automjet të zi me portobagazh.

Dyshimet e para janë ato të hasmërisë së hershme, ndërsa mendohet edhe për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike.

Viktima Vasil Dervishaj, njihet si biznesmen në qytet pasi disponon edhe lokal, ndërsa gjithashtu drejton dhe një pikë elektroshtëpiakesh.

 

 

Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish-kombinati i peshkut, ose lagjia “Pavarësia”.

Viktima ishte me Ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.

Informacion paraprak i policisë: Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Pritë?

Zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje, por burimet thonë se kemi të bëjmë me një pritë. Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vetë i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishajn që mbante një shot-gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur.

Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip Benz me portobagazh ngjyrë e zezë.

Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve. Një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës.

Në këtë lagje Vasil Dervishaj mendohet se ka dhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur.

 

29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia” në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF  në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.

Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona për ti marrë në pyetje.

Ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 29-vjeçari që mbeti i vdekur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hijet e sulmeve kimike rikthehen në Britani

“Një burrë dhe grua që u gjendën pa ndjenja në Wiltshire u...
Read More