Si po konfirmohet teza e Spartak Ngjelës për Kosovën

“…Po amerikanët a mund ta bëjnë? I ndalon doktrina Clinton sepse ishte luftë e bërë nga një President, që do të thotë se për këtë luftë ka kaluar në Kongres dhe në Senat. Është precedenti amerikan që nuk i shkel kurrë doktrinat e presidentëve të vet”

Avokati i njohur Spartak Ngjela prej dy javësh është përfshirë në debatin në lidhje me ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku ai ka theksuar që në fillim se kjo është e pamundur.

Sipas Ngjelës, Kosova dhe pavarësia e saj është pjesë e doktrinës amerikane e cila sipas tij nuk ndryshon.

“Nuk ma ha mendja që lëviz Veriu i Kosovës, por lëviz, Republika Srpska. Ne nuk e dimë ku lëviz çështja, por ne dimë kërcënimin e kryeministres britanike që nuk është një lojtar i vogël. Doni të humbni edhe Vojvodinën? U trembën ata. Nuk ka Serbi, është e krijuar me territor të grabitur. Ata të tjerët duan Sanxhakun. Amerikanët i dhanë pavarësinë Kosovës mbi njësinë konsistuente që kishte vendosur Jugosllavia 1974, Titoja që e kishte vendosur atë Kushtetutë me presion të Presidentit Niksonit. Tito nuk e firmosi. E vendosi zëvendësi i tij. Para se të vdiste, Titoja tha është gabim i rëndë. Atë gabim tentoi të “ndreqte” Millosheviçi, që u hoqi autonominë e gjerë. Po amerikanët a mund ta bëjnë? I ndalon doktrina Clinton sepse ishte luftë e bërë nga një President, që do të thotë se për këtë luftë ka kaluar në Kongres dhe në Senat. Është precedenti amerikan që nuk i shkel kurrë doktrinat e presidentëve të vet”, është shprehur Spartak Ngjela.

Teza e avokatit Spartak Ngjela se Kosova është një doktrinë amerikane është konfirmuar së fundmi edhe nga një bisedë e zbardhur mes ish-Presidentit Klinton dhe ish-presidentit rus Jelcin dy dekada më parë.

Nga deklasifikimi i kësaj bisede rezulton se Kosova përmendet për herë të parë mes dy liderëve në fillim të prillit 1998, vetëm një muaj pas nisjes së luftës.

Jelcini i thotë Clintonit se çështjen e Kosovës duhet zgjidhur nëpërmjet Grupit të Kontaktit, ndërsa presidenti i SHBA i përgjigjet se druan që konflikti do të marrë përmasat e Bosnjës.

Jelcini vijon se po punon me Millosheviçin, të cilin e quan shumë kokëfortë, por me të cilin mund të arrihen marrëveshje.

Presidenti rus tha se do të angazhohej ta bindë Millosheviçin ta ndalë dhunën ndaj shqiptarëve.

Clintoni citohet t’i ketë thënë disa herë Jelcinit se Millosheviçi është shumë i vogël dhe i parëndësishëm për të ndërhyrë në marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, në atë kohë.

Në gusht 1998, Clintoni sërish i përsëriste Jelcinit se nuk do të lejonte një Bosnjë të dytë, dhe ai nuk do të lejonte vazhdimin e krimeve kundër shqiptarëve.

Marrëdhëniet ishin vështirësuar kur NATO-ja kishte nisur fushatën e bombardimeve, me Jelcinin që kërkonte vazhdimisht ndërprerjen e tyre.

Presidenti rus i tregonte atij amerikan se kishte batalione ruse të ushtrisë të cilat ishin të gatshme të niseshin për në Jugosllavi për ta ndihmuar Millosheviçin në luftën kundër NATO-s.

Por, kushdo që e ngrinte këtë mundësi, përjashtohej menjëherë nga ushtria nga ana e Jelcinit.

Clintoni ia kishte shpjeguar disa herë Jelcinit se për t’i ndërprerë bombardimet, duhet që i gjithë arsenali serb me ushtarë, paramilitarë e policë të tërhiqen nga Kosova.

Kjo në mënyrë që rreth 1 milion refugjatë shqiptarë të Kosovës të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ai i shpjegonte Jelcinit gjithashtu se për t’u kthyer refugjatët duhej një prezencë ndërkombëtare ushtarake, me amerikanët si pjesë e rëndësishme e tyre.

Clintoni e garantonte Jelcinin se NATO-ja nuk do të lejonte sulme hakmarrëse të shqiptarëve kundër serbëve.

Telefonata e fundit e regjistruar ndërmjet dy liderëve ishte e 31 dhjetorit 1999, dita kur Jelcini dha dorëheqje nga posti i Presidentit dhe Vladimir Putini u bë ushtrues detyre i Presidentit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Qetësohuni! Perandoria e ‘like-ve’ zor se mund të tronditet

Nga Mark Skot* Pas zbulimeve se pothuaj 50 milionë përdoruesve të Facebook...
Read More