Si të parandaloni fërkimin e kofshëve gjatë verës… disa mënyra si ta qetësoni acarimin e lëkurës

Me rritjen e temperaturave, është thuajse e pamundur të veshësh të njëjtat pantallona e xhinse dimërore, copa e trashë e të cilave shkakton djersitje!

Por nëse as në këtë periudhë nuk hiqni dorë prej tyre vetëm, sepse fundet dhe fustanet ju shkaktojnë kruajtje kofshësh, duhet të vazhdoni të lexoni më tej këtë shkrim!

Gjetja e mënyrave për të qëndruar të thatë dhe për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e lëkurës gjatë verës, duket se është “qëllimi kryesor” i shumë grave, ndaj Living ju vjen në ndihmë me disa metoda tejet efektive.

1. Pudër bebesh
Aplikoni pudër bebesh në zonat që fërkohen dhe kanë tendencën të djersiten më shumë se pjesa tjetër e të trupit.

2. Niseshte misri
Cosmopolitan thotë se ky produkt mund të ndihmonë në përthithjen e djersës dhe krijimin e një pengese që mbron lëkurën nga fërkimi.

3. Aloe vera
Xheli Aloe vera do të qetësojë lëkurën, nëse kjo e fundit është fërkuar dhe është acaruar. Aplikimi i këtij xhelit do të qetësojë dhe do të shërojë plagën.

4. Vazelinë
Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me vazelinë

5. Antidjersë
Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.

6. Vaj kokosi
Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia.

7. Balsam
Përdorni një balsam apo krem hidratues REMEDY DAILY.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vrau vjehrrën, hoxha: Marjana Çmeta u rrëfye tek unë, ja pse nuk shkova në polici

  Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Çmeta, asokohë 20...
Read More