Skema që zbuloi bandën e Bajrëve



Fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare.

“Nëse nuk paguan, do të të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjta histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, shkruante para pak ditësh gazeta e Antverpës. Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi për gazetën se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje. “Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshjeje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi”, shkruan gazeta belge LeVif.

Por kush u infiltrua?

“Në Shqipëri është ndezur debati për këtë çështje, ndërsa disa thonë se fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare”, shkruan gazeta belge LeVif. Duket paradoksale, pasi Shqipëria mund të kishte zbardhur dhe arrestuar Bajrin për këto vrasje. Këtë paradoks e vë në dukje edhe një shkrim i gazetës belge LeVif. Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narkotike. Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai iu tha se ky është një problem i drejtësisë.

Procedurat

Ministri i Drejtësisë, Koen Geens, e pranon se ka patur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosjeje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedural. “Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001. Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve. Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”. Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

loading...
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kim Mehmeti, rrëfimet maestrale të Gjyshes

Mbi romanin Shpërngulja e të vdekurve, të shkrimtarit Kim Mehmeti Nga Ali...
Read More