‘Sofia’ e Çanit bën ndryshimin drastik, askush nuk do e njohë pas kësaj

“Sofia” e Arian Çanit, Xheni Brahaj ka bërë një ndryshiom drastik në pamjen e saj.

Xheni ka vendosur t’i bëjë flokët rozë dhe ky ndryshim i ka surprizuar të gjithë.

“Kur mi pëlqeu nëna flokët, nuk pyes fare ça mendoni ju të tjerët”, ka shkruar bukuroshja.

Ndryshim mjaft i guximshëm.

Xheni Brahaj, prej një kohe të gjatë është kthyer në bukuroshen që shoqëron Arjan Çanin çdo të premte në emisionin e tij. Ajo pret të ftuarit dhe u shërben atyre, por kohët e fundit ka vendosur të ndryshojë pamje.

Kusht është që në emision të paraqitet me flokët e verdha, sikurse Çanit i pëlqen, por siç duket, Xheni ka vendosur të thyejë rregullat dhe të mos e dëgjojë punëdhënësin e saj.

Ajo ka ndryshuar mënyrën se si duket, duke u kthyer nga bionde, në një vajzë me flokët rozë.

Mos vallë kontrata e ‘Sofisë’ me emisionin ka përfunduar? Apo është thjesht një dëshirë disa ditore, e deri të premten do të kthehet në origjinë?

Sido që të jetë, Xheni nuk është se po shqetësohet shumë nga ajo që të tjerët i thonë, për aq kohë sa “nëna ia pëlqeu”.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kërcënimi rus, NATO kundërpërgjigjet me një komandë të re në Gjermani

  Gjermania ka dalë vullnetare që të ndërtojë në territorin e saj...
Read More