Sulmi në redaksinë e “Capital Gazette”, shkon në 5 numri i viktimave

 

Ka shkuar në 5 numri i viktimave të sulmit në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton TCH.

Një person i armatosur u fut në zyrat e redaksisë së gazetës dhe filloi të qëllojë të gjithë me radhë, ndërsa shumë prej të pranishmëve u fshehën poshtë tavolinave të punës, deri në momentin që u ndalën të shtënat.

Policia arriti të arrestojë agresorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë atë, të sulmojë me armë redaksinë e “Capital Gazette”.

Phil Davis, një reporter i kësaj gazete ka konfirmuar të shtënat ndaj disa personave pa dallim, ndërsa hetuesit thonë se agresori ka vepruar i vetëm.

“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.”. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”.

“Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.

 

Një person i armatosur hapi zjarr drejt zyrave të një gazete në Maryland të SHBA-së. Nga ngjarja mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën disa të tjerë, ndërsa policia thotë se ishte një sulm i planifikuar.

Stafi i “Capital Gazette” në Annapolis thanë se sulmuesi ishte armatosur me një shotgan dhe disa granata tymi. Ai qëlloi nëpërmjet një dere xhami drejt e në redaksi..

Sipas mediave amerikane autori i ngjarjes dyshohet se është Jarrod Ramos. Ai në 2012-n ka paditur gazetën për shpifje.

Zyrtari i policisë, Steve Schuh, tha se i dyshuar ishte fshehur poshtë një tavoline në ndërtesë, kur u kap. Ai tha gjithashtu për CNN se oficerët arritën brenda një minute pasi morën njoftimin dhe se nuk kishte pasur asnjë shkëmbim zjarri.

Deri më tani nuk është konfirmuar akoma motivi i plotë që e çoi në vrasjen e 5 personave. Hetuesit po shikojnë gjithashtu në rrjetet sociale, ku gazeta ka marrë disa kërcënime të dhunshme.

“Capital Gazette” publikon disa gazeta lokale, duke përfshirë edhe të përditshmen “The Capital”, që ka filluar së publikuari që në 1884-n. Gazeta zotërohet nga gupi mediatik “Baltimore Sun”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ledia Dushi: Çmimi Kadare një nxitje për letërsinë e vërtetë

  Ledia Dushi një nga anëtaret e jurisë së Çmimit Kadare, dhe...
Read More