Takohen liderët koreanë. Premtime nga Veriu komunist për programin bërthamor

Kim Jong-un ka pranuar të mbyllë njërin prej vendeve kryesore të testimit dhe lëshimit të raketave të Koresë së Veriut.

Lajmin e dha Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pas takimit të përzemërt në Penian me homologun e shtetit fqinj. “Ramë dakord mbi një mënyrë për të arritur denuklearizimin”, deklaroi Moon me entuziazëm.

Ai e përshkroi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm përpara të Kimit drejt paqes ushtarake në gadishull. Si për të treguar se ulja e ndjeshme e tensioneve mes dy vendeve që mbërritën deri në prag lufte, është vërtetë afatgjatë, Kim Jong-un dha një tjetër sinjal afrimi, me pohimin se shpreson që ta vizitojë Seulin në të ardhmen e afërt, duke u kthyer kështu në udhëheqësin e parë të vendit komunist që do ta bënte një gjë të tillë.

Denuklearizimi ishte tema kryesore e samitit. Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë rënë parimisht dakord që të punojnë për realizimin e këtij qëllimi, negociatat kanë ngecur. Duket se tani Peniani po përpiqet të rikonfirmojë angazhimin e tij në këtë drejtim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha i përgjigjet Dakos: Shullazi donte të të hidhte nga pallati

Pas denoncimit të qytetarit dixhital të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe...
Read More