Të martat liberale në UET: Dishepujt e parë të liberalizimit, instituti ‘Pashko’ certifikon 25 të parët

Universiteti Europian i Tiranës në partneritet me Institutin Europian Pashko përmbyllin “Të martat liberale” me studentë, pedagogë dhe të ftuar. Selami Xhepa: “Nëse liberalizmi ka bërë zë kudo në botë, në shoqërinë shqiptare ka një vakum, është një ‘tokë e etur’ për të përçuar mesazhe të kësaj natyre”.

Liberalizmi ekonomik dhe politik është rruga e vetme drejt mirëqenies dhe prosperitetit. Nën këtë frymë të vazhdueshme të punës dhe veprimtarisë së 12 viteve të tij, Universiteti Europian i Tiranës në partneritet me Institutin Europian Pashko përfundoi dje iniciativën e ndërmarrë “Takimi i të martave liberale” me studentë, pedagogë dhe të ftuar nga jashtë UET.

Kursi u përmbyll me sukses, në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, ku pjesëmarrësit morën edhe certefikatat përkatëse në përmbyllje të tij. Ai i jep fundi rrugëtimit të tij për këtë vit akademik, duke rezultuar dobiprurës për të gjithë pjesëmarrësit në tërësi sidomos për studentët e rinj, duke iu krijuar atyre mundësinë për njohuri, diskutim dhe krahasim idesh. Gjatë kursit, i cili zgjati përgjatë 7 javëve, u shqyrtuan tema themelore në traditën e mendimit politik liberal përmes studimit të rrymave dhe autorëve kryesorë që janë pjestarë të shkollës liberale, të tillë si Locke, Mill, Constante, Tocqueville, Gray, etj

Përgjatë zhvillimit të tij, kursi është moderuar nga pedagogu i shkencave politike Florian Cullhaj.

“Në vend që të jepej një përgjigje e vetme, se çfarë është ose çfarë duhet të jetë liberalizmi, gjatë këtyre javëve ky kurs ofroi një studim të thelluar të rrymave, autorëve dhe shkrimeve më themelore të kësaj shkolle mendimi. Përmbledhtas, gjatë kursit studentët patën mundësinë të krijonin një opinion të pjekur se çfarë është liberalizimi, si një traditë  historike e mendimit dhe e praktikës politike, dhe si një grup, jo domosdoshmërisht koherent, i argumenteve në lidhje me parimet, institucionet dhe kujtë e shoqërizimit politik. Të identifikonin mundësitë e ndërtimit dhe vlerësimit të një diskursi liberal si dhe mënyrat e veçanta ku truallëzohen argumentet e teorive liberale”, ka thënë pedagogu moderator i këtij kursi dr. Floran Cullhaj në lidhje me këtë iniciativë.

Trajtimi i tematikës së liberalizmit, nëpërmjet diskutimit dhe trajtimit të literaturave të ndryshme me fokus këtë temë, u mundësoi studentëve pjesëmarrës prezantimin me termat korrekt, koceptet që përbëjnë liberalizmin dhe qartësimin në lidhje me filozofinë e tij.

“Në përfundim Kursi për Liberalizmin arriti të përcjellë për pjesmarrësit e interesuar, veçanërisht ata universitarë, përgjigjet që liberalët u japin pyetjeve ndaj pasigurive të kohë sonë, me synimin parësor, formimin e një elite liberale, që në të ardhmen të jetë e aftë t’i jetësojë këto parime në proceset vendimmarrëse”, është shprehur dr. Cullhaj në konkluzionet e tij në lidhje me këtë kurs.

Pas përfundimit të leksionit të fundit, studentëve pjesë të klubit, i’u shpërndanë certifikatat përkatëse.
Kryetari i Bordit të Institutit Europian Pashko dhe njëkohësisht Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa u ka shpërndarë pjesmarrësve certifikatat për përfundimin me sukses të kursit liberal 7 javor dhe në fjalën e tij i ka vënë theksion rëndësisë që krijimi dhe organizimi i një kursi të tillë ka për shoqërinë shqiptare.

“Ky është projekti i parë serioz që ndërmerr Instituti Europian Pashko, për të operuar në një mënyrë shumë të strukturuar, për të përçuar disa mesazhe që ne mendojmë janë shumë të rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Nëse liberalizmi ka bërë zë kudo në botë, në shoqërinë shqiptare ka një vakum, është një ‘tokë e etur’ për të përçuar mesazhe të kësaj natyre. Kështu që për mua është shumë kënaqësi që ky grup i parë profesionistësh kanë mundësuar këtë aktivitetet dhe që e kanë përfunduar me një seri projektesh të cilat do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim”– ka thënë ai në fjalën e tij gjatë përmbylljes së këtij organizimi.

Ndërkohë në botë ekszistojnë me qindra tekste dhe debate, fatkeqësisht në Shqipëri debati mbi përfitimet e ideve liberale në qeverisjen e politikave ekonomike mbeten të marxhinalizuara dhe gati të huaja, ku Shqipëria ka qenë një ndër implementueset e para të reformave liberale, por, nga ana tjetër, shoqëria jonë është shumë pak e informuar mbi përfitimet dhe kostot që kanë pasur këto reforma. Për këtë arsye diskutimi mbi rëndësinë e ideve liberale në ekonomi, por edhe në shumë fusha të tjera është shumë i rëndësishëm dhe të përfshirja sa më shumë grupe studentore, gazetarë e ekonomistë vendas për të adresuar këtë dobësi të debatit publik në Shqipëri është po aq e rëndësishme. Kursi i Liberalizmit ishte pikërisht një ndër hapsirat risi, që synonte të përmbyshte këto objektiva.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi Read More