Teatri i ri, Artan Imami: S’më zë gjumi që do bëhet një teatër i ri modern, ja ç’na tha Ismail Kadare në ‘88

Aktori i njohur Artan Imami thekson se Tiranës i nevojitet një teatër i rid he modern, pasi kushtet aktuale janë skandaloze. I ftuar në studion e Report Tv, aktori Artan Imami foli lidhur me dikustimet e këtyre ditëve për Teatrin e Ri Kombëtar, duke vlerwsuar projektin e paraqitur.

“Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që janë në gjendje aktuale”, tha Imami, teksa kujtoi edhe një moment të vitit ’88, kur gjatë një takimi të një grupi artistësh me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, u shpreh shqetësimi për kushtet e vështira të teatrit.

“Për mendimin tim aty në teatër po ndodh më në fund një ngjarje e gëzueshme pas dhetra e dhjetra viteve të një situate emergjence, të një situate të turpshme të teatrit. Më vjen në mend një takimi i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, në një nga studiot, dikush e pyet se si duket niveli i teatrit dhe ai ndërkohë i kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit që po binte suvaja edhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë”, deklaroi Imami.

Aktori i njohur komentoi edhe protestën e sindikatës së artistëve gjatë këtyre ditëve. “Në protestë përfshihen shumë sindikata, është sindikata e varur e asaj të përgjithshme të pavarur, është ajo e përgjithshme që është e varur dhe e pavarur, njerëzit që s’kanë emër thonë jam kryetari i tërërërë…”, u shpreh ai me ironi.

Imami rrëfeu me shaka edhe një bisedë me një shitës i cili e kishte pyetur rreth protestës së disa artistëve për godinën e teatrit. “Ja po bëja pazarin tek zarzavatet, dhe shitësi më tha: – Si shumë bërtisni o vlla! Atë teatrin e keni privat? Jo i thashë. Por çfarë keni o burrë që bërtisni kaq shumë sikur ju’a ka lënë baba, më tha. Pastaj shtoi: Se edhe unë kam qejf një teatër modern në këtë vend. Domethënë ty vetë si do të pëlqente të vije me batanije aty apo të kishe nga ato ventilatorët portativ…”, tha duke qeshur aktori i njohur i skenës së teatrit Artan Imami.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nostalgjikët e Enverit përplasen me mbështetësit e PD-së, video

    Është bërë e zakonshme që në çdo ditë përkujtimore e...
Read More