Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë, këshillat e nevojshme, çfarë duhet bërë nëse bie tërmet gjatë natës

  

Lëkundje e fortë tërmeti u ndje në orën 0:48 në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake tërmeti ka një forcë prej 4.3 ballë dhe epiqendra është në detin Adriatik, jo shume larg nga bregdeti i Gjirit të Lalzit.

Çfarë të bësh po ra tërmet gjatë natës?

Nëse jeni në shtrat kur bie tërmet natën, mos lëvizni, por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk.

Ka më pak mundësi që duke qëndruar aty ku jeni të mos merrni plagë të rënda.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uleni në tokë,

-Fshiheni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj.

Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera.

Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

********************************

“516 goditje”, flet sizmologu: Ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim me tërmetet…

Sizmolog Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Ora News sqaroi situatën më të fundit sizmike në vendin tonë. Ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke theksuar se ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë. Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë.

Ormeni: Ky tërmet ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516.

Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar.

Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë.

-Sa ditë mund të zgjasë?

Omeri: Pasgoditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ushqimet e duhura për një lëkurë të bronztë

Dëshirë e të gjithave që pas muajve të dimrit, më në fund...
Read More