Thaçi: Përcaktimi i kufirit nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sërish në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, gjatë një konference për shtyp paraditen e kësaj të enjteje, ku tha se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve është njohje e drejtpërdrejtë e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas kreut të shtetit të Kosovës, nuk mund të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e procesit të demarkacionit me Serbinë. “Sigurisht nuk do të jetë një proces fare i lehtë përgjatë muajve të ardhshëm, sepse do të diskutojmë për caktimin e kufirit prej 430 km”, tha Thaçi.

Thaçi shkoi më tej kur tha se, me njohjen e Kosovës nga Serbia nënkuptohet automatikisht edhe njohja nga 5 vendet e mbetura të Bashkimit Europian që nuk e kanë bërë ende një hap të tillë.

“Njohja reciproke nënkupton edhe heqjen e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, deklaroi më tej Thaçi.

Por, me rëndësi është fakti se të gjitha këto tema janë në tryezën e dialogut dhe negociatave, teksa të gjithë do ta mirëpresin një marrëveshje Kosovë-Serbi, që hap perspektivën e sigurtë për në BE dhe NATO.

Ndaj, presidenti i Kosovës kërkoi që ekipi negociator të bëhet sa më shpejt funksional, përmes arritjes së konsensusit politik mes partive në pushtet dhe atyre opozitare të vendit. “Dua të besoj se në të ardhmen do të kemi veprime më të shpejta, më konkrete”, u shpreh Thaçi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e hidhur e familjes së Eqrem bej Vlorës: Nga “përplasjet” me Ismail bej Vlorën, tek përndjekja nga komunizmi

  Ministër i Jashtëm, Ministër i Kulturës, Ministër i Tokave të Lirueme,...
Read More