Thellohet drama: Ajo vrau veten, babai i vdes nga zemra e thyer

Bëhet fjalë për dizajneren e ndjerë, Kate Spade.

Ajo vrau veten në banesën e saj në Nju Jork, 16 ditë më parë.

Kate Spade, një emër i njohur i modës, kishte vite që vuante nga depresioni dhe ankthi. Ajo thuhej se kishte edhe probleme martesore me të shoqin, Andy.

Spade vari veten, teksa e bija e vetme flinte pranë saj.

Por mësohet se edhe babai i saj ka ndërruar.

BBC raporton se 89-vjeçari Earl F. Brosnahan Jr. vdiq për shkak se nuk e përballoi humbjen e të bijës.

Familja tha se ai ishte në shëndet të keq dhe se kishte mbetur zemërthyer nga vdekja e Kate.

Babai i 55-vjeçares tha se pavarësisht se ajo vuante nga depresioni, nuk kishte shenja se do i jepte fund jetës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vjenë, Kardinali shqiptar Ernest Simoni do të nderohet me “Thomas Morus”

Eminenca e tij, Kardinali, Ernest Simoni, i nderuar nga Papa Françesku, do...
Read More