Tregojnë krimet e komunizmit, Ema Andrea nuk ndalet në lëvizjen Memo

Sfondi i zi, portrete që krijojnë imazhin e njeriut të brendshëm, që revoltohet, që kujton, tek të cilët fjala është e vetmja peshë e kohës, për të treguar si pasardhës krimet e komunizmit.

Me këtë imazh, me lutjen e urtë të Nënë Terezës “I përkasim njëri tjetrin” një grup intelektualësh dhe artistësh të pavarur kanë ndërmarrë nismën për të hapur dialog konstruktiv mbi të shkuarën, duke u përballur ndershmërisht me të.

E kanë pagëzuar nismën “Memo” dhe po shndërrohet në një lëvizje të gjerë, duke përfshirë nga personalitetet dhe kushdo ka dëshirë t’i shtohet interpretimeve të historive të vërteta. Qasja artistike-sociale është një ide e Ema Andreas, autore e projektit në fazën e parë të tij.

Historitë e vërteta të vetëm pak viteve më parë, pas të cilave janë fatet e shumëkujt, – vëllait, motrës, fëmijës, të kolegut, të të afërmve tanë, të njohurve apo të panjohurve e sot duket sikur nuk kanë ndodhur kurrë, – janë përzgjedhur dhe sjellë në vetë të parë nga shkrimtari Agron Tufa.

Ideja, koordinimi, përkthimi dhe realizimi artistik e teknik i çdo videoje janë bërë të mundura nga puna kolosale dhe përkushtimi i të gjithë grupit të mësipërm. #I përkasim njëri-tjetrit ka bërë bashkë përvoja të fushave të ndryshme për të iniciuar një projekt shumëdimensional, që në thelb mbështet marrëdhënien me të vërtetën dhe mbështetet te bashkëpunimi me të gjithë ata që e ndiejnë këtë përgjegjësi shoqërore ndaj së shkuarës dhe së tashmes.

Historitë e vërteta, të trajtuara artistikisht dhe të interpretuara nga personazhe publikë e njerëz të zakonshëm, mund të gjenden në faqet zyrtare ose dokumentet që zotërojnë institucionet shtetërore të kujtesës, në publikime, libra apo portale online dhe kanë arritur deri te ne nëpërmjet dëshmive, kujtimeve dhe vullnetit për të treguar të vërtetën të të mbijetuarve të regjimit komunist.

Zgjedhja për të rrëfyer monologët, – duke dashur që historitë mbi jetët e të mbijetuarve ose atyre që nuk ia dolën të shkojnë te të gjithë dhe t’i flasin me zë të lartë shoqërisë së sotme shqiptare, – është e lirë dhe shpreh qëndrimin individual të gjithkujt që ka vendosur të jetë një zë për të pazëshmit.

“Mund t’i përkasim njëri tjetrit, mund t’i përkasim të shkuarës e të tashmes. Vazhdojmë ende së bashku! Faleminderit që na perkrahni…. ky nuk është thjeshtë një projekt, është një ZË për të ardhmen ne së jemi të shumtëe!”, shkruan Ema në rrjetin e saj social, pasi kanë kapërcyer një numër record shpërndarjesh në facebook, dhe përfshirjen në të të shumë personaliteteve, e diplomatë.

Memo nga:

Gjon Radovani, drejtor ekzekutiv, koordinator

Ema Andrea, autore, drejtore artistike

Agron Tufa, hulumtues, shkrimtar

Ervin Kotori, regjisor

Gjergji Pano, montazhi

Ema Ndoja, bashkëpunëtore

Elvana Zaimi, përkthyese

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Toyota-t me 3.4 milion euro”, zbulohet plani kriminal, ja si i shpëtuan dy herë policisë

  Detaje të reja zbulohen nga plani kriminal për të sjellë 3.4...
Read More