Trejsi Sejdini, bukuroshja nga Elbasani, fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018

         

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.

Po emri i saj nuk është i panjohur më median rozë, pasi vajza njihet ndryshe dhe me pseudonimin “gangsterja e Elbasanit”.

Para disa vitesh ajo u bë e njohur pas një video ku shfaqej duke rrahur një djalë, së bashku me një grup miqsh të saj.

Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku-Miss Eleganca

Trejsi Sejdini-Miss Social Media

  

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bushati: Si mund te zbrapset Rama,me fjalimet poetike te Bujar Asqeriut,apo me guret e “vandalëve” kuksiane?

  Analisti Andi bushati në një shkrim te Lapsi.al shkruan se falangat...
Read More