Tri surprizat më të mëdha në sfidën hapëse të Botërorit

2 – Në shkallën e dytë të podiumit të surprizave është një tjetër përfaqësuese afrikane, Senegali.

Në ndeshjen e parë më 31 maj 2002 arriti të mposhtte Francën me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të sfidës që u shënua në minutën e 30-të nga Bouba Diop.

Senegali pas kësaj fitoreje historike nuk mund të quhej më surprizë. Në fazën e 1/16 eliminoi Suedinë, por në çerekfinale u nxor jashtë nga Turqia vetëm në kohën shtesë.

3 – Në vendin e tretë është Belgjika, që më mposhti Argjentinën më 13 qershor vitit 1982 në “Camp Nou”.

Goli i Erwin Vandenbergh ndëshkoi kampionët në fuqi të botës, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje të pakapshme për portierin. Maradona në debutimin e tij në Botëror goditi traversën, por e mbylli takimin me humbje.  

Në ndeshjen hapëse të “Rusi 2018”, vendi organizator është ndjeshëm favorit ndaj Arabisë Sauditë. Kompjuteri sugjeron fiton 2-0 të formacionit të trajnerit Cherchesov, por kujdes, futbolli luhet nga njerëzit!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lufta e 3-të Botërore? Bisedë e tensionuar Erdogan- Macron: Turqia kërcënon Francën…

  Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde...
Read More