Tritol në banesën e policit të Rinasit

policia-naten

Një sasi tritoli shpërtheu në banesën e një agjenti të Policisë Kriminale në Komisariatin e Rinasit, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Burime zyrtare policore bënë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm rreth orës 02:25 minuta në Fushë-Prezë në kryeqytet. Persona ende të pa identifikuar nga ana e uniformave blu vendosën në ballkonin e katit të dytë në shtëpinë private të efektivit të policisë, Arben Kajmaku një sasi tritoli e cila si pasojë e shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit punonjësi i policisë, Kajmaku ndodhej në banesë me bashkëshorten dhe dy fëmijë, por fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme fizike, pasi nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme materiale. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, sasi e lëndës plasës dyshohet të ketë qenë rreth 100 gramë nisur nga dëmet që ajo ka shkaktuar pas shpërthimit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, uniformat blu janë nisur me urgjencë drejt vend ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Nga ana tjetër janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, Kajmaku gjatë marrjes në pyetje është shprehur se nuk ka ndonjë konflikt qoftë personal apo edhe për shkak të detyrës që ai mban. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë duke hetuar në tre pista të mundshme. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, autoret mund ta kenë hedhur sasinë e tritolit nga jashtë oborrit të banesës drejt ballkonit të katit të dytë, pasi muri rrethues është shumë i lartë dhe për këtë nuk mund ti afrohen dot banesës. Hetimet janë përqendruar kryesisht në ndonjë konflikt të mundshëm të Kajmakut lidhur me detyrën që ai mban si agjent i Policisë së Krimeve pranë Komisariatit të Rinasit, ndërsa janë duke hetuar edhe për ndonjë konflikt të mundshëm personal të këtij të fundit. Po kështu burime pranë grupit hetimor dyshojnë se, autorët mund të kenë gabuar edhe shënjestër nisur nga deklarimet e punonjësit të policisë i cili ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ndonjë konflikt, por edhe nga hetimet paraprake.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin për sanksionet: Nëse nuk do të ishte Krimeja, do të kishte diçka tjetër

Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë janë fakt i luftës së brendshme...
Read More