Trondit gazetari serb! Hetimet për vrasjen e Ivanoviç, të çojnë në zyrën e Gjuriçit…

Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, i cili u dhunua pasi po merret me hetimin mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit ka lëshuar një deklaratë të fortë. Ai tha se gjurmët për vrasësin e Ivanoviç të çojnë në zyrën e Gjuriç.

Ai pretendon se vrasësit e Ivanoviçit kishte kontakte të ngushta me disa individë nga zyra për Kosovën në Beograd.

“Ivanoviç është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e bazuar të dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviçit kishin kontakte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”,- tha Cvetkoviç, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë.

Në konferencë për media gazetari serb doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene.

Cvetkoviç theksoi se emri e personi që e sulmoi tentoi ta vrasë, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhrin. Ai bëri të ditur se u godit me një shufër metalike.

Nga fotografitë që qarkullonin në rrjete sociale shihej se Cvetkoviç kishte një të çarë në sy. Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviçit ishte zhdukur më 13 qershor.

Stefan Cvetkoviçi, gazetari serb, i cili po heton vrasjen e mistershme të deputetit Oliver Ivanoviç është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, në Beograd.

Ai ka publikuar vetë fotot në rrjetet sociale, teksa bën me dije se tashmë ndodhet i sigurt, jashtë Serbisë. Stefan nuk ka bërë me dije vendndodhjen, por as nuk i ka kursyer dy fjalë mbi këtë ngjarje.

Ndër të tjera ai thotë:

E madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Para më shumë së 10 ditësh Cbetkoviç u rrëmbye nga persona ende të panjohur në vendlindjen e tij, në Bellacërkë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përse janë enigmë emrat e ministrave të qeverisë Rama dy?

Nga Ervis Iljazaj Të Dielën pritet të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste,...
Read More