Tronditëse, Kate Spade për të bijën: “Bea, të kam dashur gjithmonë, nuk është faji yt, pyet babin”

Stilistja e njohur, Kate Spade, u gjet e vdekur një ditë më parë në apartamentin e saj luksoz në Nju Jork.

Lajmi u kthye në kryeartikullin e të gjitha mediave ndërkombëtare.

55-vjeçarja u gjet nga pastruesja. Ajo ishte varur me një shami.

Policia raportoi se ajo kishte lënë pas një shënim pranë vajzës së saj, Frances Beatrix, e shtrirë aty ngjitur.

Aty shkruhej: “Bea, të kam dashur gjithmonë. Ky nuk është faji yt. Pyete babin!”

Mediat raportojnë se ajo ishte në proces divorci me të shoqin, Andy Spade, me të cilin kishte 24 vjet e martuar.

Motra e stilistes, e famshme sidomos për çantat dhe serialin “Seksi dhe qyteti”, tha se ajo vuante prej kohësh nga depresioni maniak.

“Ajo nuk mori kujdesin e duhur,” tha ajo, duke shtuar se duket se e motra e kishte planifikuar vetëvrasjen shumë kohë më parë.

Revista e njohur “Psychology Today” shkruan se rasti i Kate Spade është një tregues se depresioni nuk kursen askënd, nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër.

“Pasuria nuk e blen lumturinë,” shkruan revista.

Spade kishte një pasuri prej 200 milionë dollarësh.

Ajo ishte e fiksuar pas rastit të vetëvrasjes së aktorit Robin Williams. Thuhet se pas vetëvrasjes së Williams, numri i vetëvrasjeve është shtuar ndjeshëm nën shembullin e tij.

Revista e psikologjisë thekson se ky rast duhet të shërbejë si shembull se jeta është e vështirë për këdo dhe depresionet duhen trajtuar me kujdes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pyetja “100 mln dollarëshe” e Trumpit: Pse të mos e pushtojmë Venezuelën?

Në përfundim të një takimi gushtin e vitit të kaluar në Zyrën...
Read More