Trump dhe Kim nënshkruajnë marrëveshjen: Denuklearizimi i Koresë së Veriut nis shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kanë nënshkruar mëngjesin e kësaj të marte një marrëveshje të përbashkët, ndonëse detajet e saj janë ende të panjohura.

“Ne jemi duke nënshkruar një dokument shumë të rëndësishëm, një dokument mjaft të plotë,” u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se do ta diskutonte atë “gjerësisht” në një konferencë shtypi të ardhshme dhe tregoi se do të vihej në dispozicion publikisht.

Kim tha se donte të shprehte mirënjohjen e tij për Presidentin Trump lidhur me takimin.

“Kemi pasur një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën dhe ne jemi gati ta nënshkruajmë dokumentin historik”, tha Kim përmes një përkthyesi.