Trump nuk ndalet në Twitter, sulmon aleatët e SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një seri mesazhesh të zemëruara në Twitter duke kritikuar aleatët e afërt të SHBA vetëm pak orë pas largimit nga Samiti i dështuar i G7 në Kanada, raporton TCH.

Trump tha se SHBA paguan thuajse të gjithë kostot e NATO-s për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve që grabisin SHBA në tregti. Trump sulmoi edhe kryeministrin kanadez personalisht, dukë thënë se ai është i pandershëm dhe i dobët, ndërsa shtiret si i lënduar kur i thonë të vërtetën.

Kritikat e fundit të presidenti amerikan vijnë pas luftës së fjalëve që shpërtheu mes SHBA dhe aleatëve të saj në G7 pas vendimit të Trump për të refuzuar komunikatën e përbashkët në fund të samitit në Kanada.

Trump tha se e refuzoi komunikatën për shkak të gënjeshtrave të Justin Truedau dhe faktit që Kanadaja ka vendosur tarifa masive ndaj SHBA. Në një konferencë për shtyp pas samitit, Trudeau tha se ai nuk kishte asnjë synim që të ndëshkonte punëtorët amerikane, por detyra e tij është që të mbrojë kanadezët dhe prandaj do të vazhdojë me tarifat e reja ndaj disa importeve amerikane.

Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk lejojmë të na marrin nëpër këmbë,” deklaroi ai. Në të njëjtin kuadër, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se refuzimi i komunikatës së G7 nga Trump ishte një gjest dëshpërues, por edhe kthjellues. Po ashtu presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk do të lejohet që bashkëpunimi ndërkombëtar të diktohet nga momente zemërimi dhe deklarata të pamenduara.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mirëqenie: Angjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

  Angjinarja, ushqimi i rigjenerimit që vjen me pranverën. Në mitologjinë greke, angjinarja...
Read More