Turqia shkel rëndë normat diplomatike

Shërbimet sekrete turke kishin vendosur telekamera të fshehta brenda konsullatës saudite në Stamboll dhe tashmë posedojnë video dhe audio të vrasjes së gazetarit dhe disidentit Jamal Khashoggi.

Në këtë mënyrë, shërbimet turke vijojnë bashkëpunimin me kolegët amerikanë duke i dorëzuar këtyre të fundit detaje për vrasjen e Khashoggi-t, të raportuara nga Uashington Post, gazetë me të cilën bashkëpunonte 59-vjeçari.

Gazetari është dhunuar, torturuar dhe vrarë brenda konsullatës, përpara se të transportohej në rezidencën e konsullit.

Një material audio konfirmon detajet e zbuluara ditëve të fundit nga mediat. “Mund të dëgjohet zëri i tij, dëgjohet se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, thonë burime afër hestuesve.

Pasi kanë vrarë gazetarin, komandoja e agjentëve sauditë është zhvendosur në rezidencën e konsullit, që gjendet pak metra më tutje nga selia diplomatike. Nga aty, agjentët e inteligjencës ishin urdhëruar që të iknin më herët, për të bërë të mundur zhdukjen e trupit të pajetë.

Autoritetet turke kanë zbuluar se posedojnë “imazhe dhe regjistrime”, por që nuk lidhen me orën “Apple” që mbante reporteri, siç u mendua në një moment të parë.

Janë të telekamerave dhe mikrofonëve të vendosura nga shërbimet sekrete, një detaj i cili nuk mund të pranohet, pasi bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të normave diplomatike.

Për këtë, materiali nuk është publikuar zyrtarisht, pasi Turqia i frikësohet zbulimit që Ankaraja përgjon entitetet e huaja në vend.

/abcnews.al

Shkruar Nga
More from Redaksia

Partnerët idealë në dashuri sipas shenjave të horoskopit

Disa shenja të horoskopit kanë merita për shkathtësinë e tyre në krevat....
Read More