U qëllua sa doli nga shtëpia, vritet 27-vjeçari në Mamurras



Vritet 27-vjeçari Indrit Pepa në Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.

Mësohet se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku armë sapo doli nga banesa e tij. Ndërkohë, banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga breshëritë e automatikut, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Po ashtu mësohet se familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç. Ky i fundit u shpall në kërkim. Viktima mësohet se të shumtën e kohës ishte jashtë vendit dhe se nuk njihej shumë nga banorët e zonës. “BalkanWeb” ka mësuar mes të tjerash se Pepa ka qenë i akuzuar për plagosje me armë. Gazetari Prend Shota në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se kjo ishte siç duket në ngjarje e paralajmëruar, pasi familja e viktimës rrinte e ngujuar për shkak të konflikteve të 27-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Safija, Sulltanesha shqiptare, një nga gratë më të fuqishme në histori

  Arbëria ka luajtur një rol të madh në drejtimin e Portës...
Read More