UET, bursa për 100 nga 1000 më të mirët e Maturës, aplikojnë 20 maturantët e parë…

Që nga themelimi Universiteti Europian i Tiranës ka kthyer tashme në një traditë shumë të rëndësishme sistemin e bursave: një sistem të gjerë, të shumëllojshëm të bursave për të integruar në Universitetin Europian të Tiranës të gjitha shtresat, të gjitha kategoritë sociale, të gjitha profilet e jetës publike, me theks promovimin e ekselencës.

Rrjeti i 100 studentëve më të mirë ekselentë është një organizim i përhershëm në Universitetin Europian të Tiranës dhe diferencohet nga pjesa tjetër e studentëve për cilësinë e lartë, ekselencën dhe aktivizimin qytetar.

Ky projekt i cili është lançuar prej 3 vitesh, pikërisht në 10-vjetorin e Universitetit Europian të Tiranës ka si qëllim thithjen e studentëve më të mirë, duke ofruar 100 bursa studimi për 1000 më të mirët e Maturës Shtetërore. Megjithëse bursat për ekselentët kanë qenë një politikë e këtij universiteti që nga themelimi i tij, mbi të gjitha ky projekt synon të jetë më ambicioz me shifra dhe të sfidojë edhe në një plan social, duke ofruar bursa dhe mbështetje financiare për jetesën në Tiranë për studentët e varfër, por ekselentë.

Promovimi dhe vazhdimi i këtij projekti tregon se UET është kthyer në zgjedhje të parë për maturantët, dhe ajo që është më sfiduesja për maturantët me mesatare mbi 10. Presidenti i UET, prof. dr. Adrian Civici thotë se vetëm studentët ekselentë do të jenë shtysa dhe arsyeja që një universitet të bëhet më i miri, të bëhet ekselent.

“Është e arsyeshme që çdo mjedis konkurrues do të tentojë nga më e mira. Sistemet konkurruese do të tentojnë nga ekselenca. Ne e kemi provuar këtë në universitetin tonë, çdo vit kemi më shumë studentë më të mirë në hyrje dhe që përpiqen t’i ruajnë këto rezultate dhe t’i përmirësojnë edhe në dalje. Çdo ditë e më shumë, UET po bëhet një zgjedhje e parë e studentëve. Shpresojmë që me reformën në arsim, kur konkurrenca të jetë më e plotë dhe më e barabartë, të anohet vërtet te më të mirët”,- u shpreh Presidenti i UET, prof. dr. Adrian Civici.

Në 12 vitet e funksionimit të tij, UET ka mbështetur me bursa studimi 4 kategori të ndryshme të shoqërisë, duke u dhënë mundësi më shumë studentëve që kanë prirje për lidership, talenteve, ekselencës dhe bursat për arsye sociale.

“Ne nuk do ta humbasim traditën e bursave sociale, të talenteve në të gjitha fushat, ne nuk do ta humbasim traditën e lidershipit, studentët që angazhohen në organizmat joqeveritarë ose forumet e partive politike, por theksi ynë do të jenë studentët ekselentë. Rreth 75 për qind e energjive tona do të orientohen drejt ekselencës në një projekt që ne e kemi shpallur si projekt më parë “Ekselenca 2020”, ekselenca studentore është parësore për ne në 5 vitet e ardhshme.

Ambicie tjetër që ka UET, ne duam të bashkojmë promovimin social dhe ekselencën dhe jemi duke radhitur një numër të kufizuar, sepse këtu nuk kemi më tepër mundësi, 11 bursa sociale për individët ekselentë. Do të jenë të zeruar nga tarifa e studentëve, por dhe të mbështetur me një tarifë që u heq atyre shpenzimet e jetesës në Tiranë dhe besojmë se promovimi social dhe ekselenca mund të bashkohen” deklaroi për gazetën Mapo Administratori i UET, prof. assoc. dr. Arbi Agalliu.

Në UET prej 12 vitesh ekziston edhe klubi i ekselencës. Ky klub që funksionin që prej ditës së fillimit të Universitetit Europian të Tiranës, çdo vit në 31 Mars azhurnohet me 100 studentët më të mirë me mesataren më të lartë, por me kusht që të jenë mbi 9,75 pra pranohen 100 nga 1000 më të mirët e maturës shtetërore dhe përfaqësimi i kësaj burse është të qënit në 100 studentet më të mirë në të gjithë universitetin në ciklit Bachelor, por me kushtin që të jenë me mesataren 9.75. Ky grup merr pjesë në jetën e klubeve profesionale të universitetit, në debatet publike, në konkurse dhe në forma të tjera duke shërbyer si lider dhe model i studentit në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Video: Rama takon ‘tmerrin e Eurozonës’ në karrige me rrota, merr lëvdata nga shtypi

  Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Gjermani. Fillimisht ai...
Read More