UET Polivalent, ja 32 alternativat për raundin II

Nga Financat e Menaxhimi, dhe Juridiku tradicional te degët e reja: Inxhinieria dhe Arkitektura, nga Teknologjia e Informacionit tek Imazheria, nga Infermieria dhe Fizioterapia te Sportet. Të gjitha degët me dobi praktike duke filluar nga diplomat profesionale 2-vjeçare te Bachelor 3-vjeçar dhe programet e integruara 5-vjeçare. Pa harruar gjithashtu shumë mundësi të arta për pasionantët, artistët dhe talentet: Nga degët tradicionale të shkencave sociale te grupi i plotë i degëve Sokratike – filozofi, gjuhë, letërsi, studime fetare, gjuhët e huaja, artet pamore, skenike dhe muzikore, ja oferta e plotë e UET për vitin akademik 2018-2019

Gama e gjerë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhjeje në UET.

Pas një pune dyvjeçare intensive për të formuluar dhe konceptuar një ofertë të re akademike, Universiteti Europian i Tiranës vjen me dy fakultete të reja, me më shumë mundësi zgjedhjeje. Plot 5 fakultete, 15 departamente dhe qendra kërkimore, 35 grup-lëndë.

Gama e gjerë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhjeje në UET. Një dije komplekse i përgjigjet një ofertë universitare komplekse. Dije që plotësojnë njëra-tjetrën dhe studentë që gjejnë gjithçka në mënyrë cilësore. UET i dekadës së dytë do jetë pikërisht UET i kësaj dijeje cilësore, i kësaj dijeje polivalente ku studenti shqiptar i cili në shumë raste është i shqetësuar për standardin e universitetit, për mundësinë për t’u shkolluar në Shqipëri, do gjejë në UET një cilësi tjetër, një pritje tjetër, një dashamirësi tjetër, mbi të gjitha një përgjegjshmëri tjetër, të një universiteti të ngjashëm me kolegët e tij më të mirë perëndimorë apo dhe të vendeve të tjera të botës.

Risia qëndron jo vetëm në zgjerimin e gamës së zgjedhjes por edhe në llojin e diplomave që ofrohen. UET si një institucion i arsimit të lartë, për herë të parë sjell diploma profesionale dyvjeçare duke iu dhënë mundësinë edhe studentëve mesatarja e të cilëve nuk është mjaftueshëm e lartë për të ndjekur ciklin Bachelor, për të vijuar studimet e tyre.

Diploma profesionale të tilla si Aplikime Informatike, Dizajn i Aplikuar dhe Modë, Kontabilitet, Menaxhim, Turizëm.

Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale i cili vjen i organizuar këtë vit akademik i shtohen degët: Arte Pamore, Filozofi, Histori, Letërsi, Linguistikë, Arte Skenike, Arte Muzikore, Arsim Parashkollor, Edukim Fizik dhe Sporte. Ndërkohë që dy Fakultetet e reja, ai i Shkencave Mjekësore Teknike dhe ai i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës vijnë me degë të cilat do të ofrohen për herë të parë si zgjedhje, për të gjithë maturantët duke filluar nga data 15 shtator, datë e cila shënon edhe hapjen e raundit të dytë.

Dekani i Fakultetit më të ri të Shkencave Mjekësore Teknike, profesor Isuf Kalo deklaron se UET është unik për nga mënyra si është konceptuar, për nga idetë që e udhëheqin. Gjithashtu, profesor Kalo shton se termi UET polivalent është esencial për të bërë një fakultet mjekësie sepse mjekësia sot nuk mjekon vetëm trupin, organet, por mjekon njeriun, mjekon jetën e tij. Njeriu nuk sëmuret nga mikrobet aq sa sëmuret nga varfëria, padrejtësia, stresi, pra del nevoja e një komponenti social. Mjekët e rinj duhet të dinë dhe sociologji, për nevojat e tregut. Ankesa më e madhe që kanë pacientët tanë sot është arroganca, mos shikimi në sy, pra këtu lind nevoja e komunikimit. Këtë polivalencë kur e ke në një universitet, brenda për brenda nuk ke nevojë të shkosh te një fakultet tjetër.

Zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit, e kërkojnë një ndryshim të tillë pasi çdo ditë e më tepër kërkohen profesionistë jo vetëm të kualifikuar në mënyrë cilësore por edhe të diplomuar në programe interdisiplinare.

Universiteti Europian i Tiranës bëhet universiteti i parë privat, i cili ka hapur të gjithë gamën e degëve të shkencave humane dhe sociale, edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për t’u financuar nga përdoruesit. Për këtë qëllim, një kontingjent prej 500 bursash i është dedikuar promovimit të këtyre degëve me anë të bursave apo gjysmëbursave në degë të tilla, si: filozofia, antropologjia, sociologjia, letërsia, gjuha, artet, historia etj., pra të gjitha degët sokratike.
Në dekadën e tij të dytë UET vjen si një universitet me standarde dhe cilësi të afirmuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, si universiteti i “të gjithëve”, si hapësirë mendimi kritik, si mjedisi ideal për të kthyer pasionet në profesion, vjen si një universitet polivalent.

Të bëhesh pjesë e fakulteteve të reja është shumë e thjeshtë. Mjafton që dega e preferuar të vendoset nga maturanti në listën e preferencave dhe procedurat për pranim janë të njëjta me ato të fakulteteve ekzistuese. Raundi i dytë fillon më datë 15 shtator dhe përfundon më datë 20 shtator. Duke filluar nga ky raund maturantët do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë në programet e reja që UET ofron.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Jo të gjithë kufijtë janë si Muri i Berlinit

Idetë më të rëndësishme të Hayek, pohimet sipas zërit të tij autentik...
Read More