UET polivalent: Ja risitë që ofron fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

Nga prof. asoc. dr. Ermela Kripa*

Në raundin e dytë të regjistrimeve për në universitet, mijëra të rinj maturantë patën mundësinë e artë të zgjidhnin nga oferta akademike që Universiteti Europian i Tiranës ofron këtë vit të ri shkollor: me 5 fakultete, 15 departamente dhe qendra kërkimore, 75 programe studimi, 125 profile, dhe 750 lëndë. Nëse më parë, këta të rinj ishin në dilemë se çfarë të zgjidhnin për formimin e tyre akademik për të ecur të sigurt drejt së ardhmes, tani nuk ka më asnjë dyshim: UET është zgjedhja e parë dhe e vetme, sot dhe përgjithmonë.

Universiteti Europian i Tiranës vjen në dekadën e dytë të ekzistencës së tij me një gamë të gjerë disiplinash dhe programesh studimi. Pas licencimit nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të 3 fakulteteve ekzistuese mbas riorganizimit dhe zgjerimit të tyre, ministria licencoi edhe dy fakultetet e reja, atë të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, si dhe fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Tashmë me 5 fakultete dhe pothuajse të gjitha degët që përmbushin pritshmëritë e profesionistëve të së ardhmes, UET bëhet i pari universitet privat në vend që ofron një gamë kaq të gjerë disiplinash studimi: nga financa e menaxhimi, tek inxhinieria dhe arkitektura, teknologjia e informacionit, imazheria, infermieria, fizioterapia apo sportet. Pa harruar gjithashtu edhe studimet për filozofi, gjuhë, letërsi, studime fetare, gjuhët e huaja, artet pamore, skenike dhe muzikore.

Gjithashtu, si një nga risitë e këtij riorganizimi të Universitetit Europian të Tiranës do të mund të përmendim dhe diplomat profesionale 2-vjeçare për të gjithë ata që duan të ndjekin profesione, si kontabilitet, turizëm apo komunikim dizajn.

UET është kthyer tashmë në zgjedhjen e parë të maturantëve që kërkojnë të ecin të sigurt drejt suksesit me diplomat dhe mundësitë për të ardhmen që ky universitet ofron.

UET që prej krijimit, 12 vite më parë, e ka treguar se mund të bëjë diferencën mes universiteteve të tjera private në vend: me cilësinë e mësimdhënies, ofertën e gjerë akademike dhe profesionalizmin e treguar për t’i përgatitur të rinjtë të futen me sukses në tregun e punës.

Me riorganizimin e fakultetit ekonomik dhe shtimin e diplomave profesionale, tani edhe ata maturantë apo të interesuar që nuk mund të ndjekin studime të thelluara në universitetin tonë do të kenë mundësinë që brenda 2 vjetëve të kenë një profesion në fushën e kontabilitetit.

Ky program është dizenjuar të pajisë më dije dhe aftësi praktike një grup studentësh, të cilët janë të interesuar kryesisht në nëndisiplinat e kontabilitetit (kontabilistëve) brenda fushës më të gjerë të financë-kontabilitetit. Me këtë synim, programi i këtij cikli dyvjeçar është dizenjuar në mënyrë të tillë që kombinon dijet bazë teorike mbi kontabilitetin, bazën e njohurive ekonomike dhe financiare me dije dhe aftësi praktike në lidhje me profesionin e kontabilistit dhe financierit.

Për t’i ardhur në ndihmë financierëve të rinj, ai fokusohet më tepër në praktikën vendase ku i tërë programi synon të jetë si një paketë e plotë, e cila shërben si guidë në veprimtarinë e financierëve të rinj, por jo vetëm. Ky program studimi mund të azhurnojë dhe dijet e profesionistëve, të cilët mund të jenë shkëputur nga profesioni apo kanë nevojë të orientohen në një moment të dytë në fushën e kontabilitetit. Kështu, programi ka integruar dhe aspekte teorike, praktike dhe ligjore që lidhen me aplikimin e profesionit të financierit dhe kontabilistit.

Gjithashtu, departamenti i Ekonomiksit dhe Financës ka riorganizuar programet e studimit Bachelor në financë me 5 profile duke filluar që nga Banka, Sigurime, Kontabilitet e deri tek Informatikë Ekonomike. Një riorganizim ju është bërë edhe programeve ekzistuese të ciklit të dytë të studimeve Master profesional dhe Master i shkencave duke përshtatur profilet me kërkesat e tregut të punës. Për herë të parë, në këtë departament do të hapet edhe një program i ri mësimor që do të jetë Auditi. Në programin e studimit Master Profesional në Audit synohet të trajnohen audituesit, si edhe ekonomistët e ardhshëm, që do të punojnë në veprimtaritë kryesore të auditimit në njësi të ndryshme apo dhe organizata (njësi publike dhe jopublike).

Programi është dizenjuar të pajisë më dije dhe aftësi praktike një grup studentësh në fushën e auditimit, financës së korporatave apo të kontrollit të riskut. Ata do të jenë në gjendje të përdorin dhe të analizojnë informacionin financiar për të arritur në konkluzione dhe në marrjen e vendimeve. Të diplomuarit në këtë program do të munden të raportojnë dhe analizojnë pasqyrat financiare, të drejtojnë grupet e auditimit, të vlerësojnë dhe kontrollojnë rrezikun e një korporate.

Për t’i ardhur në ndihmë audituesve të rinj, ai do të fokusohet më tepër në praktikën vendase ku i tërë programi synon të jetë si një paketë e plotë, e cila shërben si guidë në veprimtarinë e audituesve të rinj, por jo vetëm. Ky program studimi mund të azhurnojë dhe dijet e profesionistëve, të cilët mund të jenë shkëputur nga profesioni apo kanë nevojë të orientohen në një moment të dytë në fushën e auditimit. Kështu, programi ka integruar dhe aspekte teorike, praktike dhe ligjore që lidhen me aplikimin e profesionit të audituesit.

Ky riorganizimin i UET në këtë vit akademik vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhjeje në UET.

*Përgjegjëse e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rama kërkon shkundje të administratës dhe “thellim” të Metës

Kryeministri Edi Rama kritikon qëndrimet e Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale...
Read More