Urdhri i Infermierit publikon datat e praktikave profesionale dhe Provimin e Shtetit

Mosregjistrimi i kandidatëve në datat e përcaktuara, i djeg, duke mos iu dhënë mundësinë për regjistrime të reja 

Duke nisur nga ky muaj infermierë, imazheristë, teknikët e laboratorit, fizioterapistë dhe logopedë duhet të regjistrohen për të ushtruar praktikën profesionale, për t’iu nënshtruar në muajin nëntor Provimit të Shtetit, për të ushtruar kështu profesionin e tyre. Urdhri i Infermierit bën me dije, se regjistrimet për praktikë për Qarkun Tiranë, do të zhvillohen sipas planifikimit, bëhen te ky institucion por hyrja bëhet nëpërmjet Q SH Nr. 4. Për këtë arsye, sqaron Urdhri i Infermierit, regjistrimet për praktikë për Qarkun Tiranë kanë nisur që prej datës 3 dhe 4 shtator 2018, fizioterapeutët, më 6 shtator imazheristët dhe sot në datën 7 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e laboratorit që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon. Ditën e hënë, 10 shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, duhet të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë mamitë dhe logopedët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon. Si dhe në datat 11-12-13-14 Shtator 2018, nga ora 9:00-12:00, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë infermierët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Dokumentet

Sa iu takon dokumenteve, kandidatët duhet t’i drejtohen faqes zyrtare të Urdhrit të Infermierit, si dhe regjistrimet do të zhvillohen në mënyrë strikte vetëm sipas këtyre datave, nuk ka regjistrime në një profesion nëse data e tij ka kaluar. Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në qarqet e tjera, të interesohen pranë zyrave në qendër qark ose të kontaktojnë me përfaqësuesit e UISH në çdo rreth.

Praktika

Sa iu takon praktikave profesionale, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 20 dhe 21 Shtator 2018, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2018. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet; Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit. Librezën e Praktikës. Datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 15-25 Tetor 2018, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (d.m.th. direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Provimi i Shtetit

Në datat 17-18-19 shtator 2018, Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar disa dokumente; një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon. Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“Kur Gjergj Bubani dhe Kuteli adhuronin zonjushë Merin”

Mustafa Greblleshi nuk u përmend më asnjëherë si shkrimtar gjersa vdiq i...
Read More