Vazhdon paniku: Katër tërmete pas mesnate, ja në cilën zonë ka aktivitet sizmik të lartë

Lëkundjet e tërmetit vijojnë në Shqipëri dhe të gjitha pothuajse në një zonë të vetme në bregdetin e Adriatikut.

Katër lëkundje janë regjistruar nga mesnata e kaluar deri në orën 7:41 të mëngjesit të sotëm. E fundit është regjistruar 2 km në Perëndim të Gjirit të Lalëzit, me magnitudë 3.1 ballë dhe thellësi 31 km.

Është pikërisht kjo zonë që ka më shumë aktivitet sizmik.

Aktualisht sipas hartës së sizmicitetit të Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, aktiviteti vazhdon në plazhin San Pietro pranë Gjirit të Lalëzit në brendësi të detit.

Nuk ka qetesi per token. Per te katerten dite me radhe vijojne lekundjet dhe termetet, qe po vazhdojne te mbajne ne ankth shume njerez.

IGJEUM ka regjistruar se paku 4 goditje te tjere termeti vetem per daten 7 korrik, gjate nates dhe ne oret e paradites.

 Tërmetet sipas IGJEUM 

1-Në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.

2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

3-Në orën 00:59 me magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.

4-Në orën 7:41 me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Data: 07/07/2018
Ora: 07:41:37
M=3.1
Place: 2 km P Gjiri i Lalezit
41.51° N, 19.51° E
Thellësia: 31 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:59:12
M=3.2
Place: Klos, Burrel
41.91° N, 20.15° E
Thellësia: 6 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:50:21
M=2
Place: Gjiri i Lalezit
41.48° N, 19.56° E
Thellësia: 10 KM

Data: 07/07/2018
Ora: 00:26:47
M=2.4
Place: Mazhe e Madhe
41.48° N, 19.63° E
Thellësia: 3 KM

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pas operacionit estetik në mjekër, këngëtarja shfaqet për herë të parë në publik

Disa ditë më parë këngëtraja Çiljeta Xhilaga, ka bërë një ndërhyrje në...
Read More