Vazhdon vala e arrestimeve: Abuzuan me pronat në Shkodër, ndalohen 4 zyrtarë

Dy zyrtarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë ndaluar në qytetin e Shkodrës. Kështu, në pranga të policisë ka rënë juristi i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak, si dhe një person tjetër, për ndikim të paligjshëm.

Të ndaluaritt janë Mirjan Bletaj, këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana.

Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dija se këta zyrtarë dyshohet se kanë abuzuar me pronat, ndërsa ndalimi i tyre është bërë më urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.

Mësohet se shtetasi Sokol Tirana, i njohur si sekser, ka përfituar shumën 1000 € nga 2 shtetasit Joan Zefi dhe Ndoc Tara, që nëpërmjet shtetasit Mirjan Bleta me detyrë jurist pranë ZVRPP. të krijonte lehtësira për të përshpejtuar procedurat e marrjes së pronësisë së një objekti.

Në momentin e kryerjes së pagesës në një lokal ne afërsi të ZVRPP, ka ndërhyrë policia duke ndaluar në flagrancë 2 personat Ndoc Tara dhe Joan Zefi si dhe shumën e parave që do jepej në këmbim të favoreve të ndryshme .

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit: Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal; Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2; Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit: Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2; Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Video: Rama e nis ditën me pamje nga një rrugë e re panoramike

Kryeministri Edi Rama e nisi të enjten duke postuar një video nga...
Read More