Vendimi i FIFA-s: Argjentinasi Pitana do të gjykojë finalen e Botërorit

Gjyqtari kryesor i finales së Botërorit Rusi 2018, midis Francës dhe Kroacisë do të jetë argjentinasi Nestor Pitana. Në këtë detyrë kaq të rëndësishme gjyqari 43-vjeçar do të ketë si ndihmësa dy bashkëpatriotët Hernan Maidana dhe Juan Belatti, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.

Në këtë mënyrë Botërori Rusi 2018 do të mbyllet nga i njëjti gjyqtar që fërshelleu edhe fillimin e tij, pasi Nestor Pitana ishte arbitri kryesor i ndeshjes hapëse të këtij kampionati Rusi-Arabia Saudite, që përfundoi 5-0.

Arbitri argjentinas i ka gjykyar të dy finalistët gjatë këtij Botërori. Pitana ka arbitruar ndeshjen e Kroacisë me Danimarkën në fazën e 1/8, kur ballkanasit fituan me penallti. Po kështu ai arbitroi edhe ndeshjen e fazës së 1/4 midis Francës e Uruguajit, ku “Gjelat” trimfuan 2-0.

Për supersticiozët caktimi i një gjyqtari argjentinas për finale shihet si shenje e keqe për Francën. Kjo sepse herën e fundit që francezët ishin në finale e madhe në 2006, ku humbën trofen me 11-metërsha nga Italia, arbitër ishte sërish një argjentinas, Horacio Elizondo.

Një finale që hyri në histori veç rezultatit edhe për goditjen e famshme me kokë të Zidane ndaj Materacit dhe ndëshkimin me karton të kuq të yllit francez nga gjyqtari argjentinas, raporton Shqiptarja.com.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kaubojsi lë politikën dhe nis… aviacionin

  Ish-deputeti i Lezhës dhe politikani Eduart Ndocaj, i njohur edhe si...
Read More