‘Venecia’ në Tiranë, zbardhen kërkesat për vetingun në politikë


Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë. Reporterët e Venecias do të qendrojnë dy ditë me qëllim mbledhjen e të dhënave të nevojshme për përpunimin e opinionit zyrtar të Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin e PD-se për vetingun në politike.

Deri më tani, për këto takime kanë folur përfaqësues të PD-së, LSI-së dhe PS-së. Por cili është qendrimi i vetë reporterëve? Për të kuptuar dicka më shumë rreth asaj që ata kanë kërkuar mjafton t’i hedhim një sy njoftimit për shtyp të Kuvendit lidhur me takimin e zv-kryetares së Kuvendit, Vasilika Hysin me këtë delegacion.

“Reporterët e Komisionit të Venecias në takimin me znj. Hysi kërkuan të mësojnë më tepër lidhur me: mekanizmat ligjor ekzsitues, që kanë sferë të njëjtë veprimtarie me mekanizmat e parashikuar në kërkesën ligjore të opozitës; rolin e KQZ-së, Kuvendit e posaçërisht Këshillit të Rregullores dhe Mandatet në Kuvend në rastet e kufizimit ose heqjen e mandateve të deputetëve; precedentët e mëparshëm të procedurave të heqjes së mandatit për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Për reporterët e Komisionit të Venecias, me interes ishte ecuria e procesit të vetting-ut dhe të dhënat e tij të para…”, thuhet në njoftimin pë shtyp të Kuvendit

Të pranishmit kërkuan të dinë gjithashtu nëse ka një qëndrim nga ana e mazhorancës lidhur me nismën ligjore të Opozitës.

“Në këtë pikë, znj. Hysi i bëri me dije delegacionit se mazhoranca ishte në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias dhe se marrja e opinionit nga Komisioni i Venecias është vendim i mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë thuhet në vlerësimin e CIA-s për Shqipërinë?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për mediat këtë të...
Read More