(Video) Deputeti i PD: Më dhunuan, kam të nxira në trup, protesta do të vazhdojë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Peshkopi, ku ndodhet atje për turin e llogaridhënies publike.

Ndërkohë që gjatë protestës ka patur konfrotime ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Sipas PD, policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi i cili po protestonte bashkë me qytetarët kundër kryeministrit Rama.

Në një lidhje telefonike për Fax News, Gjunkshi u shpreh se ishte atje për të për të protestuar së bashkë me qytetarët

Bashkë me qytetarët dola në protestë. Qytetarët nuk kanë shumë mundësi që të shesin produktet e tyre. Kemi revoltën e qytetarëve të Dibrës. Policia provokoi qytetarët. Më kanë kapur për krahu. Ushtruan dhunë ndaj meje dhe kam të nxira në trup. Do të ndjek hapat e nevojshme për këtë rast. Protesta do të vazhdojë pasi njerëzit janë shumë të revoltuar.”

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Prishtinë-Tiranë, dialogu që mungon

Nga Alda Bardhyli Letërsia shqipe që bëhet në Kosovë gjithnjë i ka...
Read More