Video: Kujdes kur kaloni me makinë te kryqëzimet e Tiranës, nis operacioni…

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë, me qëllim monitorimin dhe konstatimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Edhe pse në fund të këtij 6-mujori, numri i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve ka një rënie të ndjeshme ku numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve, shkelje për të cilat nuk duhet parë si zgjidhje vetëm mekanizmi i ndëshkimit nga Policia Rrugore, por duhet një reagim qytetar dhe social në formën e autokontrollit, për të patur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore

Mjafton të analizosh trendin e disa prej shkeljeve kryesore të rregullave të qarkullimit rrugor, për të kuptuar nivelin e ulët të edukatës rrugore dhe se sa pak rëndësi ka jeta e njeriut për drejtuesit e mjeteve në kryeqytet, ku vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:

• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

• 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje.

Vlen të theksohet se nga të dhënat e këtij 6-mujori, ka nje rënie drastike të numrit të konstatimeve për mospërdorim të rripit të sigurisë (8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesve të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohet edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë ndodhte natën te varri i Enverit derisa mbërriti Nënë Tereza?

  Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në...
Read More