Video/ Macron “zhvishet” nga kostumi zyrtar, ia merr kërcimit me kryeministrin kanadez



 

Presidenti francez, Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë zyrtare në Armeni. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur numrin 1 të Francës që të heq petkun zyrtar dhe të festojë në praninë e udhëheqësve të tjerë të botës. Në praninë e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, Macron u pa duke kërcyer në një darkë në Armeni.

Videoja tregon dy udhëheqësit që kënaqen me mysafirët në një ngjarje në Jerevan, ndërsa kërcenin me meloditë e muzikës tradicionale armene.

Macron dhe Trudeau u bashkuan me vallet tradicionale armene në samitin e 17-të të “La Francophonie,” një organizatë ndërkombëtare që synon nxitjen e lidhjeve mes 84 vendeve ku frëngjishtja është gjuha e folur ose që kanë lidhje historike me Francën.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kledi Kadiu i zuri vendin në ‘Dance With Me’, çfarë do të ndodhë tani me Albi Nakon…?

  Siç ka lajmëruar edhe prezantuesja e spektaklit” Dance with me”, Alketa...
Read More