Video/ Protesta e artistëve para Kuvendit..

Artistët, të përkrahur nga shoqeria civile dhe PD-ja, janë mbledhur për të protestuar kundër miratimit sot nga Kuvendi të projektligjit për teatrin.

Protesta nuk po zhvillohet përballë godinës së Kuvendit, por anash saj, ndërsa kanë ardhur edhe komentet e para të artistëve që janë kundër draftit të qeverisë që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por çfarë do të bëjnë një grup artistësh në rast se sot në Kuvend kalon projektligji për Teatrin, pasi mazhoranca i ka votat?

“Ne do të jemi aty prezent (në teatër) se çfarë do të ndodhë. Ata mund të kenë edhe strategji të tjera, por ne do të jemi aty…”, tha regjizori Robert Budina i pranishëm në protestë.

 

Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

Siç shihet dhe nga video, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Del lista e zezë”, Lame: Asnjë leje të re për ndërtuesit që nuk kanë legalizuar pallatet

Asnjë subjekt ndërtimi që nuk ka mbyllur procesin e legalizimit për pallatet...
Read More