Viti 1534: Shqipëria, një provincë e fuqishme e Europës


Një tjetër dorëshkrim interesant është publikuar në faqen e albanologut të ndjerë, Robert Elsie.

Dorëshkrimi i përket autorit Sebastian Franck, një humanist, teolog, gjeograf dhe publikues gjerman, që jetoi mes viteve 1499-1543.

Në vitin 1534 ai publikoi edhe një përshkrim për rajonin tonë, çka zbulon edhe sa pak njihej ky rajon në atë kohë.

Ja çfarë shkruan për Shqipërinë.

Shqipëria, një provincë e fuqishme e Europës

Njerëzit në Shqipëri lindin me flokë të bardha, sepse është një rajon i ftohtë që përballet me Azinë. Ky vend ka qen të mëdhenj endacakë, që mund të sulmojnë dhe masakrojnë dema të egër dhe elefantë.

Këta njerëz kanë sy të shndritshëm me ngjyra, që mund të shohin më mirë natën sesa ditën.

Solinus ishte i mahnitur nga kjo.

Shqipëria ka qenë pak a shumë një pjesë e Maqedonisë dhe i përkiste asaj.

Pjesë e saj janë qytete të famshme si Durrësi dhe Apollonia.

Gjuha e njerëzve nuk kuptohet as nga grekët dhe as nga sllavët.

Në lindje kanë detin dhe në perëndim është Iberia.

Është një rajon malor dhe banorët fillimisht ishin barinj.

Janë njerëz kaq të thjeshtë sa nuk e dinë se çfarë është paraja.

Ata nuk dinë të numërojnë mbi njëqind.

Ata mbeten të zënë mes tyre.

Nuk e njohin peshën dhe masat, madje as nuk dinë të jenë fermerë.

Janë të pajisur vetëm për luftë dhe adhurojnë diellin dhe hënën.

Ky vend ka gjarpërinj të mëdhenj, akrepa dhe merimanga vdekjeprurëse.

Strabo thotë se ata kanë 26 gjuhë.

Fillimisht u pushtuan nga persët, më pas nga maqedonasit, më pas nga romakët dhe tani janë të pushtuar nga turqit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vrasja e Devi Kasmit/ Efthymious debat me oficerin që e mori në pyetje: Më gjeni një provë

  Ish-polici grek, Efthymios Efthymious, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit...
Read More