Vjen përgjigja, eskpertët mjeko ligjorë: Xhisiela u dhunua, ka shenja të djegies në trup

Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare. Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, që disponon News 24, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Vajza e tërhoqi denoncimin dhe sipas ish-nënkomisarit Emiljano Nuho, e bëri për shkak të presioneve.

Megjithatë, dy muaj pas skandalit, ekspertët konfirmojnë faktin se Xhisiela ka qenë objekt dhune. Në dokument thuhet se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së pëerkohshjme për punën në masën prej 9 ditësh.

Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispizicoopn prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishgte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi.

Pas njohjes me aktin, prokuroria ka ftuar në pyetje nënën dhe motrën e 25-vjecarës si dhe një mikeshë të saj. burime të besuara pohojnë për Neës 24 se nëna e Xhisielës mohon të ketë patur dijeni për problemet e të bijës, yë njëjtin qendrim ka mbajtur dhe shoqja e saj. ndërsa er motra, ka pohuar për oficerët e policisë gjyqësore, se ishte në dijeni që Xhisiela kishte debate me të fashurin e saj, por vetëm në një rast ka patur zënkë mes tyre.

Dëshmia e tyre, vjen menjëherë pas akuzave të forta që ish-nënkomisari Emiljano Nuho bëri përmes një interbistye me gazetarin basir Collaku, ku pretendon se është kërcënuar dhe rrahur në ambjentet e stacionit të policisë nga njerëzit e Rexhep Rrajës, me qëllim që të mos firmoste arrestimin e këtij të fundit.

Sipas tij kërcënimi ka ndodhur në praninë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe kryebashkuakut të Krujës, Artur Bushi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klaudia Pepa rikthehet në Tiranë, shihni ç’bën në rrugët e qytetit

  Balerina profesioniste Klauda Pepa, e cila tashmë ka ngritur karrierën e...
Read More