Vjenë, Kardinali shqiptar Ernest Simoni do të nderohet me “Thomas Morus”

Eminenca e tij, Kardinali, Ernest Simoni, i nderuar nga Papa Françesku, do të marrë pjesë në një ceremoni në prani të Nunsit Apostolik, S.E. Peter Zurbriggen, si dhe nga abati Maximilian Heim OCist, në manastirin e dytë të vjetër Cistercian Heiligenkreuz afër Vjenës, ku do të marrë çmimin „Thomas Morus“, si një themel i rendit të vjeter të Shën Gjergjit -St.Georg.

Eshtë një nder i jashtëzakonshëm, që Don Ernest Simoni eshte kualifikuar, për shkak se ai sipas modelit të Lordit Angleze dhe burrit të shtetit Sir Thomas More, ka dhënë vazhdimisht dëshmi gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, 27 vjet kundër tij, për besimin e tij të krishterë, thirrjen e tij si prift katolik dhe për primatin e së vërtetës në krahasim me pushtetin tokësorë.

Ai gjithashtu merr çmimin si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm për angazhimin e tyre ndaj besimit të krishterë.

Çmimi përbëhet nga një medalje e madhe argjendi, një çertifikatë e nënshkruar nga Guvernatori i rregullit, Princ Gundakar nga Liechtenstein dhe nje shpërblim prej 5000 €, ne llogari të kardinalit, për qëllime bamirësie.

Për të marrë pjesë, jane lajmeruar përfaqësues të lartë nga politika, shkenca dhe kërkimi, akademia, si dhe nga komuniteti i biznesit.

Peter Stolberg Sekretar i St.Georg Orden

(Pertkheun nga gjermanishtja, Palush Domgjoni).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrushi i thatë, efektet e jashtëzakonshme në organizëm

Rrushi i thatë është një ndër ushqimet më të pasura me vlera...
Read More